GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pogradeci i pafat në shtëpi, Lushnja i mohon fitoren ekipit “liqenor”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pogradeci i pafat në shtëpi, Lushnja i mohon fitoren ekipit “liqenor”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar në barazim përballja e fundit e javës së parë të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Lushnjës e zhvilluar sot në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Liqenorët dhe skuadra lagunare nuk mundën dot të shkonin në sfidën e sotme në më shumë se një barazim pa gola. Rastet e shënimit ishin të shumta për Pogradecin në të gjithë takimin.

Megjithatë, fati nuk ishte me liqenorët në këtë takim.

Trajneri i Lushnjes, Erjon Xhafa në një prononcim pas ndeshjes u shpreh i kenaqur me rezultatin.

“E kishim vlerësuar shumë ndeshjen me Pogradecin pasi është një skuadër e mirëfinancuar me një merkato të mirë. Ne kemi pasur shumë mungesa dhe e kemi pasur të pamundur të bënim diçka tjetër. Strategjia jonë ishte të ndalnim Pogradecin.

Kemi pasur raste në pjesën e parë dhe të dytën, por nuk ishim cinikë, jam i kënaqur me një pikë siç shkoi ndeshja. Pjesën e parë mendova të limitoj forcën e Pogradecit duke e ditur që kanë një ekip të mirë. E prisja të më merrnin metra, kemi duruar dhe kemi mbrojtur mirë.

Kemi pasur probleme me sulmuesit që më mungojnë dy të sapoardhur, plus Hoxhën që e kam të dëmtuar. Kam pak alternativa në këtë repart dhe nuk mund të guxoja. Rezultati i barazimit ishte i drejtë për të dyja skuadrat”, u shpreh Xhafa.

Ndërsa trajneri i Pogradecit, Ardian Mema, u shpreh se shpresonte të arrinte një fitore, pasi edhe loja e ekipit ishjte shumë me mire se e kundërshtarit.

“Ndoshta është dhe ndeshja e parë por e rëndësishme që dalim para portës dhe kemi rastet e nevojshme për të shënuar por sot nuk shënuam. Katër apo pesë raste janë shumë në futboll por do shikohet në vazhdimësi. Kjo është ndeshja e parë, ndoshta dhe pjesa emocionale, çdo gjë ndodh.

Ne shpërdoruam shumë dhe kjo ishte pjesa që duhet të kemi kujdes dhe të fokusohemi në vazhdimësi. Puna dhe stërvitja duhet për të shënuar golin pavarësisht që nuk e shënuam nga sulmuesi kryesor por mund të vijë nga linja e dytë, një mesfushor që të shënojë golin.

Ekipi është shprehur mirë dhe ka pasur rastet e nevojshme për të fituar ndeshjen. Ndoshta dhe një gol të liron emocionalisht dhe psikologjikisht. Ndoshta kjo na ka munguar sot. Dhe me vazhdimin e lojës lojtarët bëhen konfuz. Kemi një ekip që duhet të shënojmë shpejt se mund të lirohemi shumë më tepër se ajo lojë e mirë që u bë”, tha ai.

Etiketa: lushnjapogradeci

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për marrëveshjen me Ukrainën

JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për marrëveshjen me Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com