GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Poker” në lokal/ Kapen 17 persona në Tiranë, policia jep detajet

12:14 - 11/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Poker” në lokal/ Kapen 17 persona në Tiranë, policia jep detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 17 persona. Ata akuzohen se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit në një lokal. Mes të arrestuarve mësohet se janë edhe dy organizatorët.

Ndërkohë janë sekuestruar 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash (euro, paund dhe lekë).

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.

Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. A.B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;
  2. E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Etiketa: arrestohenpersonaTirane

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Para
Ndotja “Rama”

Ndotja “Rama”

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

Lexo më shumë
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com