GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policët vrasin në Tiranë/ Paralajmërimi i fortë i ekspertit të sigurisë: Do ketë edhe…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policët vrasin në Tiranë/ Paralajmërimi i fortë i ekspertit të sigurisë: Do ketë edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e kaluar kryeqyteti është tronditur. Shkak për këtë janë bërë dy ngjarje që kanë ndodhur paralelisht, ku protagonistë ishte Policia e Shtetit. Një polic vret kolegun e tij në komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa një tjetër në Kombinat plagos një qytetar.

Për këto ngjarje ka folur dhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuço.I ftuar në “Radari Informativ” në Abc, Karamuço bëri një përmbledhje të situatës që kishte ndodhur në komisariatin numër 3, pak çaste para se të ndodhte vrasja, ku theksoi se mes viktimës dhe autorit kishte patur një përplasje me fjalë para se Zaimi të qëllonte për vdekje Çaush Saliasin.

I pyetur nga moderatorja se pse ndodhin këto, Karamuço tha se vijnë për shkak të bullizmit, pasi në çdo komisariat të policisë efektivët e vjetër vënë shpesh në lojë oficerët e rinj.

Ndërkohë ai paralajmëroi se ngjarja e mbrëmshme mund të mos jetë e fundit, pasi në Shqipëri nuk ka një kontroll psiko-emocional të efektivëve.

Karamuço: Sot janë raportuar disa detaje që janë ende pjesë e hetimit. Personi dyshohet që mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Duke parë aspektet e sjelljes së tij, po ashtu ka dhe një përfshirje në aktivitet politik, në listën e partronazhistëve ai del si pjesë e strukturave partiake. Ajo që unë pashë ishte filmimi origjinal i vrasjes, është një filmim i trishtë. Të shohësh një polic që zvarritet për tu larguar dhe të shohësh një tjetër që e ndjek për ta vrarë. I bëj thirrje medias që këto pamje të jenë edhe blur. Janë vënë në shërbim të treja kamerat e sigurisë.

Xhokaxhi: Meqë ky u ka bërë thirrje kolegëve ikni?

Karamuço: Jo nuk del ashtu, ai ka qenë një debat në distancë mes viktimës dhe autorit, ata kanë patur një shkëmbim debati, viktima ka shkuar tek shkallët për tu ulur, ndërkohë autori shkon tek një koleg tjetër shumë i qetë dhe më pas del jashtë ka vetëm 5 sekonda debat, dhe menjëherë pas kësaj është hapur zjarr. Autori ka ndjekur viktimën për ta ekzekutuar. Ishte një qëllim i drejtpërdrejtë për ekzekutimin e tij. Kjo na çon në një tjetër nivel në policinë e shtetit.

Xhokaxhi: Më thoni meqë dëshmia që 25 vjeçari ka thënë lidhet me bullizmin, ku ka thënë se jo vetëm ai person por shumë të tjerë e kanë bullizuar?

Karamuço: Ne kemi një fenomen të shtuar në radhët e policisë, ku të vjetrit mundohen të bullizojnë të rinjtë, mundohet të krijojnë një epërsi, duke i ngacmuar.

Xhokaxhi: Kjo ndodh kudo?

Karamuço: Ndodh në të gjitha komisariatet. Është një fenomen që ne e kemi përmendur. Por në rrethana të caktuara reagimi mund të jetë shumë i ashpër, kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit, sepse kemi një problem të madh jo vetëm me bullizmit, por ne nuk dimë dhe aftësitë e tyre mendore.

Etiketa: ekspert i siguriseErvin KaramuçoKombinatkomisariatPoliciaPsikologji

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Shqipëria nuk heq dorë nga tregtia me Rusinë, tjetër anije ankorohet në Durrës

Shqipëria nuk heq dorë nga tregtia me Rusinë, tjetër anije ankorohet në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armand Duka i gëzohet fitores së Kombëtares: Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq…
Sport

Armand Duka i gëzohet fitores së Kombëtares: Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq…

07:23 - 13/11/26

Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e kësaj të enjteje teksa iu imponua me autoritet Finlandës duke...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për sot, 13 Nëntor 2026

07:22 - 13/11/26
Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com