GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Polici që arrestoi djalin e Samir Manes u shty drejt vetëvrasjes, protestë te Ministria e Brendshme: Kërkohet dorëheqja e Ervin Hoxhës

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Polici që arrestoi djalin e Samir Manes u shty drejt vetëvrasjes, protestë te Ministria e Brendshme: Kërkohet dorëheqja e Ervin Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarë të shumtë iu përgjigjën pasditen e sotme thirrjeve për protestë përpara Ministrisë së Brendshme në mbështetje të policit Azbi Spahiu, i cili tentoi të vetëvritej pas arrestimit të djalit të oligarkut Samir Mane.

Redi Muçi, Mirela Ruko dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë shprehën shqetësimet lidhur me ngjarjen dhe reagimin aspak serioz të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, për të cilin ata kërkuan dorëheqjen, pasi sipas tyre po mundohet të manipulojë ngjarjen.

“Jemi këtu për të thyer heshtjen! Heshtja ju bën me turp, ju bën bashkëfajtor, e vërteta ju bën të lirë, kërkojmë dorëheqjen e ministrit,” thirri Muçi gjatë protestës.

“Ministri ka dështuar, në shërbim të kujt është kur në fjalën e tij të parë për ngjarjen nuk përqendrohet te arsyet, shkaku apo pasoja, por te protestuesit,” theksoi Ruko, sipas së cilës ai nuk kërkon zbardhjen e ngjarjes por fshehjen e saj.

Protestuesit hodhën akuza ndaj shtetit si të lidhur me okigarkët, duke pretenduar se rasti në fjalë është duke u kërkuar për t’u kaluar në heshtje.

“Ne do të jemi këtu për të vërtetën, transparencën dhe shtetin e së drejtës, çdo ditë deri sa të shkarkohet ministri,” u zotua Qori, i cili theksoi se duhet një angazhim i fortë dhe me guxim për barazi para ligjit dhe jo ndasi dhe privilegje për një grup njerëzish pranë pushtetit.

“Nëse nuk e gjejmë të vërtetën për Azbi Spahiun, nesër nga ballkoni do të bjerë një tjetër nga ne,” vijoi Qori.

“Sot jeni jetim, sot shteti ju ka braktisur,” u shpreh Adriatik Lapaj, teksa mbështetës të tij vijuan protestën krah ministrisë duke dënuar gjithashtu veprimet e ministrisë lidhur me rastin.

Protesta e sotme u organizua falë rrjeteve sociale. Ajo u thirr nga tre partitë e reja Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje dhe vjen pas një heshtjeje të zgjatur nga autoritetet.

Për tre ditë, as Policia e Shtetit dhe as zyrtarë të lartë të qeverisë nuk ofruan një sqarim të qartë mbi motivet që mund të kenë çuar policin Spahiu drejt përpjekjes për vetëvrasje.

“Gijotina” raportoi disa ditë më parë se si efektivi i policisë u shty drejt vetëvrasjes nga presioni që iu bë pas arrestimit të djalit të Samir Manes, i cili i dehur në timon, përplasi dy automjete të parkuara.

Lexo edhe:

Kur oligarku nënshtron shtetin dhe shoqërinë/ Si e shtynë drejt tentativës së vetëvrasjes policin që arrestoi djalin e Samir Manes – Historia

Etiketa: Azbi SpahiuKryesore1protesteSamir Mane

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
GJK zbardh vendimin: Profesionistët e lirë s’kanë më detyrim të paguajnë tatimin

Vakanca në Kushtetuese, KED u ndalon kandidimin 4 gjyqtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26

Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com