GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti për krimin e organizuar në Shqipëri/ Hita: Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij

në Aktualitet, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti për krimin e organizuar në Shqipëri/ Hita: Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mori pjesë në prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda (SOCTA) 2026, duke e cilësuar atë si instrumentin strategjik që do të orientojë veprimet e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit në vitet e ardhshme.

Në fjalën e tij, Hita theksoi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, duke shfrytëzuar teknologjinë, globalizimin dhe zhvillimet e shpejta ekonomike e shoqërore.

Sipas tij, raporti SOCTA 2026, i hartuar mbi bazën e metodologjisë së standardizuar të Europolit, analizon grupet kriminale, aktivitetet e tyre, faktorët lehtësues dhe dëmin që ato synojnë t’i shkaktojnë shoqërisë.

Një nga risitë kryesore të raportit është analiza e thelluar e krimeve mjedisore, të cilat, sipas kreut të Policisë së Shtetit, përbëjnë një kërcënim në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë dhe sigurinë afatgjatë të vendit.

Fjala e plotë:

Sot jemi këtu jo për të prezantuar thjesht një raport, por për të prezantuar instrumentin strategjik që do të orientojë veprimin tonë kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në vitet në vijim.

Në realitetin e sotëm të sigurisë, krimi është gjithnjë e më i organizuar, më i sofistikuar dhe më i aftë të shfrytëzojë teknologjinë, globalizimin dhe hapësirat që krijojnë zhvillimet e shpejta ekonomike e shoqërore.

Raporti “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda – SOCTA 2026” përfaqëson dokumentin tonë më të rëndësishëm strategjik dhe analitik.

Përmes metodologjisë së standardizuar të Europolit, ne kemi analizuar grupet kriminale, aktivitetet e tyre, faktorët lehtësues dhe dëmin që ato synojnë t’i shkaktojnë shoqërisë sonë. Ky proces na jep një avantazh të rëndësishëm,  të kuptojmë jo vetëm se ku ndodhet kërcënimi sot, por edhe si mund të evoluojë ai nesër.

Një risi e rëndësishme e këtij raporti është analiza e thelluar e krimeve mjedisore. Këto fenomene, edhe pse shpesh më pak të dukshme se format tradicionale të kriminalitetit, përbëjnë një kërcënim në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë dhe sigurinë afatgjatë të vendit.

Përballë një krimi që vepron përtej kufijve, përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufi. Hetimet e përbashkëta dhe koordinimi operacional mbeten elementë kyç të suksesit tonë.

Investimi në dije dhe në kapital njerëzor është investimi më i sigurt për të ardhmen e luftës kundër krimit të organizuar.

Certifikimi i specialistëve tanë nga projekti EU4LAË Enforcement është dëshmi konkrete se po ndërtojmë një brez të ri profesionistësh që do të forcojnë më tej aftësinë e Policisë së Shtetit për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Në mbyllje, dua të theksoj se Policia e Shtetit e ka të qartë drejtimin e saj, një polici moderne, profesionale, e orientuar nga inteligjenca dhe e mbështetur në partneritete të forta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për ne, suksesi nuk matet vetëm me statistika apo operacione të suksesshme. Ai matet me sigurinë që ndjen çdo qytetar, me besimin që publiku ka tek institucionet dhe me dobësimin e çdo strukture kriminale që cenon rendin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjit, të sigurisë publike dhe të jetës e pronës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe sigurinë e miliona vizitorëve e turistëve që çdo vit zgjedhin vendin tonë si destinacion turistik.

gijotina.com/

Etiketa: Raporti per krimin e organizuar

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Para
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Qershor 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com