GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nxori emrat e policëve që dhunuan protestuesit, Gent Progni nën hetim/ Procedohen 17 veta për shkrimet FB dhe Insta

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Nxori emrat e policëve që dhunuan protestuesit, Gent Progni nën hetim/ Procedohen 17 veta për shkrimet FB dhe Insta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Gent Progni po hetohet për publikimet që ia ka bërë në rrjetet sociale me fotografi dhe identitete të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

“Procedohen penalisht 17 shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026″, deklaron Policia e Shtetit.

Policia njofton se u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

,G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune. Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;”, njofton Policia.

“A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;

-A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme”

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Policiarrjetet sociale

Lajme të lidhura

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon
Aktualitet

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Aktualitet

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
Para
Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht...

Lexo më shumë
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

22:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com