GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia bën ‘bilancin’, qindra të arrestuar vetëm gjatë muajit Janar

09:53 - 03/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia bën ‘bilancin’, qindra të arrestuar vetëm gjatë muajit Janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ e operacioneve të realizuara në gjithë vendin. Në deklaratën për shtyp, policia thotë se operacioni ‘Tempulli’ ka çuar në pranga të 563 prodhues/shpërndarës të narkotikëve, si dhe sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.

Sa i takon fazës së dytë, pra “Tempulli 2”, deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.

Policia ka bërë bilancin edhe të operacioni ‘Sundimi i Ligjit’ për muajin janar.

Njoftimi i policisë

Megaoperacione me impakt të lartë publik kanë shënuar punën e Policisë në 12 qarqet e vendit, në këtë fillim intensiv të vitit.

Kjo punë është bazuar në elemente si: ✔analizimi në dinamikë i fenomeneve kriminale më shqetësuese për komunitetin, ✔bashkëpunimi me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, ✔kontakti 24/7 me terrenin dhe ✔puna e inteligjencës policore.

Rezultatet gjatë këtij muaji shënojnë 98 operacione të finalizuara.

Gjatë këtij muaji megaoperacioni “Tempulli”, me fokus pastrimin e shkollave, lokaleve dhe rrugicave, nga drogat, përmbylli fazën e parë, me vënien në pranga të 563 prodhuesve/shpërndarësve të narkotikëve, si dhe me sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.

Në janar u iniciua megaoperacioni “Tempulli 2”, i cili deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.

Më tej, megaoperacioni “Sundimi i ligjit” shtriu efektet e tij në çdo skaj të territorit, rriti parametrat e sigurisë në komunitet, si dhe forcat parandaluese dhe goditëse të Policisë. Konkretisht, në kuadër të këtij megaoperacioni:

-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;

-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “Neë Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.

-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;

-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ✔79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ✔vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ✔2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;

-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;

-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;

 

Etiketa: BilancJANARKryesore1Polici

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
U kapën me armë dhe 82 mijë dollarë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

U kapën me armë dhe 82 mijë dollarë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com