GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia e Kosovës aksion në Veri, gjen sërish armatime në Banjskë

18:28 - 16/08/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Policia e Kosovës aksion në Veri, gjen sërish armatime në Banjskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës në një aksion në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit ka gjetur armatim, për të cilin ka thënë se dyshohet që ka qenë aty që nga rasti i sulmit në këtë fshat ndaj Policisë së Kosovës një vit më parë.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka gjetur armatim në Banjskë që nga sulmi i shtatorit. Kompleksi “Rajska Banja” u mor në administrim nga shteti në fund të vitit të shkuar. Kompleksi ishte funksional deri në marrjen e tij nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Hapjen e hotelit në Banjskë e kishte bërë Marko Gjuriq, që tash është ministër i Jashtëm i Serbisë.

E, bazuar në fotot që ka publikuar faqja e kësaj banje, aty kanë qëndruar edhe ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e zyrtarë të Listës Serbe. AKP-ja njoftoi se objekti është rinovuar pa leje dhe se është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Trepça Standard”. Sakaq në këtë kompleks ishte sekuestruar edhe ushqim.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, dhjetëra serbë të armatosur patën sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë ishin vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, që besohet se është në Serbi.

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Kumbulla transferohet në Spanjë, mbrojtësi kuqezi gati për në La Liga

Kumbulla transferohet në Spanjë, mbrojtësi kuqezi gati për në La Liga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com