GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Kosovës: Arrestohet burri i Besa Shahinit, pezullohet një zyrtar policor, nisin hetimet për disa të tjerë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia e Kosovës: Arrestohet burri i Besa Shahinit, pezullohet një zyrtar policor, nisin hetimet për disa të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është pezulluar mbikëqyrësi i cili ka menaxhuar me veprimet policore gjatë arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët shkruan grafite në makinat zyrtare që gjendeshin para objektit të ish-Rilindjes. Mes të arrestuarve ishte edhe Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini.

Lajmi është njoftuar nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku ka njoftuar se edhe ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale.

“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës me qëllim të sqarimit dhe hetimit të veprimeve policore mbi përdorimin e forcës, bazuar në procedurat e parapara ligjore ka njoftuar Inspektoratin Policor, i cili ka filluar hetimet penale lidhur me këtë rast, përderisa në këtë fazë ndaj mbikëqyrësit i cili ka menagjuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar sqaron veprimet e zyrtarëve policorë lidhur me aktivitetin e pa paralajmëruar nga përfaqësues të PSD-së, e cila është mbajtur sot rreth orës 12:05 te objekti i Ministrisë së Drejtësisë.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, përfshirë edhe mbrojtjen e pronës private dhe publike.

Policia e Kosovës ç’do here ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, shprehjen e pakënaqësisë, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, mirëpo në rastin konkret disa nga protestuesit kanë dëmtuar pronat publike, gjegjësisht njëzet e nëntë (29) vetura zyrtare, duke i dëmtuar me shkrime me ngjyrë (sprej) dhe ngjitës (stiker).

Referuar situatës së krijuar, prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe dëmtimit të pronës publike, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për të parandaluar dëmtimin e pronës publike, mirëpo protestuesit duke mos iu bindur urdhrave të ligjshëm të zyrtarëve policorë, vazhdimit të dëmtimit të pronave publike si dhe sulmit fizik ndaj zyrtarëve policorë, të njëjtit janë detyruar të ndërmarrin veprime policore për të vënë situatën në kontroll dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë të pronave publike.

Policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë (8) protestues të cilët kanë shfaqur dhunë dhe kanë dëmtuar pronën publike, ku pas përfundimit të procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kompetent ndaj një protestuesi është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar” i cili është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve me udhëzim të prokurorit për mosbindje të urdhrave të ligjshëm dhe vandalizëm të iu shqiptohet kundërvajtja sipas ligjit për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike. Në cilësi të provave materia janë konfiskuar (10) copë ngjyrë (sprej) dhe ngjitës (stiker).

Menagjmenti i Policisë së Kosovës me qëllim të sqarimit dhe hetimit të veprimeve policore mbi përdorimin e forcës, bazuar në procedurat e parapara ligjore ka njoftuar Inspektoratin Policor, i cili ka filluar hetimet penale lidhur me këtë rast, përderisa në këtë fazë ndaj mbikëqyrësit i cili ka menagjuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale.

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Përplasen makinat në Elbasan, lëndohet një prej drejtuesve

80-vjeçari vetëvaret në banesën e tij në Maliq, dyshohet se vuante nga depresioni

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com