GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Lezhës nis hetim disiplinor ndaj oficerëve që paditën Pjerin Ndreun: Dështuat në përmbushjen e detyrës!

12:41 - 30/06/21
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Lezhës nis hetim disiplinor ndaj oficerëve që paditën Pjerin Ndreun: Dështuat në përmbushjen e detyrës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës ka nisur hetim disiplinor ndaj efektivëve, të cilët paditën kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me pretendimin se i pengoi që të ushtronin detyrën.

Përmes një shkrese, efektivët e Policisë që kanë qenë në atë patrullë janë njoftuar se janë vendosur nën akuzën e dështimit të ushtrimit të detyrës së tyre.

Në shkresën e siguruar nga “Panorama.al”, thuhet se shërbimi i Patrullës është njoftuar se në hotel po zhvillohej një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Lezhës. Por sërish kanë zgjedhur që të ndërhyjnë, pavarëisht urdhërit të lëshuar nga eprorët.

“Më datë 24.06.2021, rreth orës 23: 13 minuta patrulla e Policisë e turnit të tretë e Policisë Shëngjin, e përbërë nga punonjësit e Policisë, në Shëngjin pranë hotelit, ka konstatuar se gjenerohet muzikë me volum të lartë, gjë kjo që bie ndesh me aktin normativ nr/ 23 datë 26.05.2021. Për këtë konstatim ky shërbim ka njoftuar me telefon eprorin e drejtpërdrejtë, duke e sqaruar atë, se në këtë lokal është një aktivitet i Bashkisë Lezhë ku është i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe disa ambasadorë. Eprori i drejtpërdrejtë i tyre iu ka komunikuar nëpërmjet telefonit se duke qenë përpara faktit ku në atë ambient zhvillon një aktivitet kryetari i Bashkisë Lezhë, hartoni procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative të evidentuar në moment sipas ligjit dhe lëvizni prej aty. Jo vetëm që keni kundërshtuar urdhrin e dhënë në telefon nga eprori i drejtpërdrejtë, por keni vazhduar të qëndroni në ambientet e lokalit duke insistuar që të ndërpritej aktiviteti që po zhvillohej nga kryetari i Bashkisë Lezhë duke komunikuar jashtë etike qytetare dhe policore. Në rastin konkret ju jeni njëri nga punonjësit e Policisë që keni qenë prezent dhe keni dështuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara,”- thuhet në shkresën e Policisë së Lezhës për efektivët.

Pas publikimit të lajmit, Pjerin Ndreu reagoi me akuza dhe ofendime në rrjetet sociale duke u shprehur se punonjësit e Policisë se ishin nën efektin e alkoolit dhe tejkaluan kompetencat. Në mbrojtje të tij, dje doli edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kryebashkiaku gaboi por që për të rëndësi kishte fakti që çështja kishte përfunduar në Gjykatë.

Etiketa: hetim disiplinorLezhePjerin NdreuPolicia

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Lushnje/ Shkeli orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit, e pësojnë dhe 7 klientët

Lushnje/ Shkeli orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit, e pësojnë dhe 7 klientët

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com