Është shpallur në kërkim Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja. Flamur Rraja dhunoi dy net më parë Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Dhuna ndaj familjes Caca dyshohet se ka ndodhur për shkak të një prone.
Pas dhunës, në kërkim është shpallur edhe i biri, Arjel Rraja. Arjel Rraja ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë.
Ngjarja me sa duket u fsheh nga Policia e Krujës.
Flamur Rraja, përpos ngjarjes të para dy ditëve, dyshohet se më datë 6 korrik 2023, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja po në Nikël. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq dhuna barbare e ushtruar nga Flamur Rraja, që kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja. Flamur Rraja ishte me pistoletë në dorë, kur u dhunuan Bilbil e Jashar Maja.
Pas ngjarjes, policia ka marrë dëshmitë e dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja, të dhunuar nga fisi Rraja. Policia ka shkuar në banesat e dy të dhunuarve Jashar dhe Bilbil Maja dhe ka marrë deklaratat e tyre për ngjarjen.
gijotina.com/
Discussion about this post