GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia gjermane sekuestron 240 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia gjermane sekuestron 240 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Gjermane, Zyra e Hetimit Doganor dhe Prokuroria Publike e Hamburgut po hetojnë gjithsej 9 persona nën dyshimin për import të paautorizuar dhe trafik ilegal të kokainës në sasi të mëdha.

Në këtë kuadër, mëngjesin e sotëm janë ekzekutuar 17 urdhër-kontroll në katër shtete federale dhe pesë urdhër-arreste. Hetimet e përpikta i çuan hetuesit nga Grupi i Përbashkët i Hetimit të Policisë dhe Doganave (GER) në gjurmët e nëntë shtetasve të moshës 26 deri në 41 vjeç.

Sipas hetimeve të deritanishme, të dyshuarit janë 3 nga Gjermania, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia, të cilët kishin akses në kontejnerët që mbërrinin ose ruheshin atje si punëtorë doke dhe në këtë kontekst u përfshinë në kontrabandën e kokainës.

Në këtë kuadër, dy javë më parë, GER arriti të gjente dhe konfiskonte pothuajse 240 kilogramë kokainë në një kontenier që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte depozituar në portin e zonës O’Sëaldkai (Kleiner Grasbrook). Shërbimet policore sot në mëngjes ekzekutuan gjithsej 15 urdhra kontrolli të lëshuara nga gjykata përgjegjëse e qarkut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Hamburgut në Hamburg, Saksonia e Ulët, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Schlesëig-Holstein.

Po ashtu u arrestuan dy nga maqedonasit, 40 dhe 41 vjec dhe tre shqiptarët 26, 28 dhe 32 vjec, në bazë të fletarrestit të lëshuar paraprakisht nga Gjykata e Qarkut. Gjatë kontrollit të sotëm në 15 adresa banimi, një vend pune dhe një garazh, shërbimet e policisë sekuestruan ndër të tjera rreth 7 mijë euro para të gatshme, celularë dhe dokumente të shkruara.

Oficerët konfiskuan gjithashtu një BMË të cilësisë së lartë si mjet i dyshuar krimi. Vlerësimi i provave është ende në vazhdim. Pesë personat e arrestuar pritet të dalin para gjykatës gjatë ditës së sotme, i cili do të shpallë urdhër-arrestet e tyre.

Kreu i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, Jan Hieber, theksoi: “Bashkëpunimi i gjatë, i mirë dhe i ngushtë midis doganave dhe policisë, në grupin e përbashkët të hetimit të drogës është vërtetuar edhe një herë. Autorët e brendshëm të logjistikës portuale luajnë një rol shumë qëndror në kontrabandën e importeve dhe për këtë arsye janë në fokus të autoriteteve ligjzbatuese. Prandaj ky sukses është një sinjal i rëndësishëm edhe për organizatorët e tregtisë së organizuar ndërkombëtare të drogës”.

“Sot autoritetet hetimore kanë arritur të japin një goditje të rëndësishme kundër kontrabandës së importit të kokainës përmes portit të Hamburgut.

Shumë më e rëndë se kapja e kokainës është identifikimi dhe arrestimi i suksesshëm i të dyshuarve dhe çmontimi i strukturave të organizuara kriminale”, tha Nënkryetari i Zyrës së Hetimit Doganor të Hamburgut, Matthias Virmond.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

A keni synime ta sulmoni Kosovën? Ja ç'thotë Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com