GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia ‘godet’ ashpër krimin, kap 63 vjeçarin me dru të prera

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia ‘godet’ ashpër krimin, kap 63 vjeçarin me dru të prera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia duket e angazhuar totalisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Rasti më i fundit i aksioneve të pandërprera të forcave blu është edhe arrestimi i një 63-vjeçari në Gramsh, i cili po transportonte dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Policia e Gramshit ka ndaluar një kamion i cili po transportonte, 7 m3 dru të prera në mënyrë të kundërligjshme, si dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale S. H. 63 vjeç.

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve. Sekuestrohen 7m3 dru.

Njoftimi i Policisë

Stukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë evidentuar 2 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Elbasan dhe Librazhd referuan matërialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 51 vjeç dhe Q. Q., 65 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamion, 7 m3 dru të prera në mënyrë të kundërligjshme.

—

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u kap shtetasi E. P., 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin e datës 11.12.2022, e ka  dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lleshan, Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një shtetas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Durrës, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke drejtuar autobusin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe autobusi është përplasur me një masë inertesh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë në këtë autobus, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: druPolicia

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
Habit Dea Mishel: Pas daljes nga “BBV” nuk flirton askush me mua

Habit Dea Mishel: Pas daljes nga “BBV” nuk flirton askush me mua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com