GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia godet bandën e lojërave të fatit

10:48 - 17/02/23
në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia godet bandën e lojërave të fatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka informuar se ka arrestuar 3 shtetas në operacionin e koduar “Fati i lojërave”. Sipas informacionit që ka postuar Policia e Shtetit në rrjete sociale, Tre të prangosurit u kapën në kushtet e flagrancës. Atyre ju gjetën në momentin e arrestimit edhe lëndë narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Tiranë/Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

-U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë kontrollit në tavolinën ku po qëndronin këta shtetas, Policia gjeti disa doza kokaine.

-Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që u kapën duke vënë baste sportive, me celulare, në një lokal tjetër, në Farkë.

Sekuestrohen 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në zonën e Liqenit të Thatë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E. K. dhe A. A., duke vënë baste sportive, me aparatet e tyre celulare. Në tavolinën në të cilën po qëndronin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 26 vjeç, dhe A. A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, në Farkë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, shtetasit K. S., M. Ç. dhe D. T.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 34 vjeç, M. Ç., 30 vjeç, të dy banues në Lundër, Tiranë dhe D. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, për veprën penale “Organizmi ose ushtrimi I lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Etiketa: Arrestimlojera fatiPolicia

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Para
EMRI/ Vidhte në banesa, arrestohet hajduti serial në Lezhë

EMRI/ Vidhte në banesa, arrestohet hajduti serial në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78...

Lexo më shumë
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com