GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia: Hato kur u arratis liroi qentë, u detyruam t’i neutralizonim

11:36 - 16/01/24
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia: Hato kur u arratis liroi qentë, u detyruam t’i neutralizonim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, ato të ndërhyrjes së shpejtë si edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll në Shtoj të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky operacion nuk u finalizua pasi Hato nuk ndodhej në atë banesë. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato i cili akuzon se efektivët zhvilluan një kontroll të dhunshëm në banesë dhe pa mandat.

Hato thotë se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza. Elkier Hato thotë se nuk jeton në banesë për shkak të kontrolleve te policisë. Burime nga policia thonë për News24 se operacioni u krye pasi kishte informacion se i shumëkërkuari Elion Hato e shfrytëzonte banesën dhe ditët e fundit ndodhej aty. Në bashkëpunim dhe e monitoruar nga SPAK policia ndërmori operacionin, por me të mbërritur në banesë u ndesh me 2 qen te rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur. Fillimisht policia futi brenda qentë e saj, të cilët u kacafytën me qentë e banesës duke u bërë rrezik për njerëzit, ndaj neutralizimi i tyre ishte opsioni i vetëm. Policia ka gjetur prova që ngjallin dyshime se Eljon Hato kishte qenë në banesë dhe është larguar para mbërritjes së policisë duke i lënë qentë e zgjidhur.

I shpalluri në kërkim nga policia, Eljon Emerald Hato është një prej njerëzve të Ervis Martinaj, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, pasi dyshohet se po bënte plane për të kryer vrasje. Ai është një person me rekorde të shumta kriminale. Hato ka qenë i përfshirë në masakrën në një lokal ne zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, mbeti i plagosur vetë Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Hato u dërgua për kurim në Turqi dhe me pas beri disa muaj burg. Ai është skeduar për krime të rënda, atentate të ndodhura në Tiranë, Lezhë e Shkodër.

Etiketa: Eljon Emerald HatoErvis MartinajKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Para
A do jetë ish-banorja e BBV në “Dancing With The Stars”?

Habit Efi Dhedhes, ja si dukej para 11 vitesh (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com