GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia: Ja pse e shoqëruam Adriatik Alimadhin

10:18 - 05/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dhunë policore dhe rrëmbim live”, Noka: Policia e Shtetit tërheq forcërisht kreun e Ballit Kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimin e politikanit 61-vjeçar, Adriatik Alimadhi.

Sipas policisë, ata kanë shkuar për një kontroll pas informacioneve se aty luhej në lojëra fati të basteve sportive.

Policia thotë se Alimadhi ka kundërshtuar efektivët dhe ata e kanë shoqëruar për shkak të kundërshtimit të punonjësit të rendit publik.

Gjithashtu në njoftim thuhet se edhe AMP po analizon pamjet dhe po shqyrton pretendimet e paraqitura nga Adriatik Alimadhi.

Shoqërimi i tij ndodhi të premten në mbrëmje në një lokal të kryeqytetit, ndërsa video e këtij momenti u publikua në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Njoftimi i policisë së Tiranës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës”, njoftoi policia.

“Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë”, shtuan të njëjtat burime.

Lexo edhe:

“Dhunë policore dhe rrëmbim live”, Noka: Policia e Shtetit tërheq forcërisht kreun e Ballit Kombëtar

Etiketa: alimadhi

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Bayern përmbys 1-3 Augsburgun, festa prishet nga dëmtimi i ‘Bambit’ – Video

Bayern përmbys 1-3 Augsburgun, festa prishet nga dëmtimi i 'Bambit' - Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit...

Lexo më shumë
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com