GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia jep bilancin e 24 orëve të fundit, 50 patenta të pezulluara dhe 11 të arrestuar

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia Rrugore në aksion, në 24 orë 105 patenta të hequra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 24 orët e fundit, policia ka arrestuar 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, ndërsa ka pezulluar 50 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Mësohet se gjithashtu 1804 drejtues mjeti janë gjobitur për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

“Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin”, shkruan Policia në njoftimin e saj.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me ????, për një qëllim: sigurinë e jetës!

24 orët e fundit: 11 shtetas në pranga, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 50 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 1804 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Njësia për Sigurinë e Autostradave, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, por edhe në akset kryesore rurale, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1804 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vënë në pranga 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 50 leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Etiketa: BilancpezullimPoliciPolicia rrugore

Lajme të lidhura

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit
Aktualitet

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital
Aktualitet

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
Para
Përurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, Kryebashkiaku Isai: T’i vlerësojmë të gjithë patriotët

Përurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, Kryebashkiaku Isai: T’i vlerësojmë të gjithë patriotët

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet
Breaking Views

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

11:08 - 13/09/26

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet. Nga...

Lexo më shumë
Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

10:51 - 13/09/26
Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com