GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia konfirmon arrestimin e “Dakut”, por një ditë më parë e njoftoi Alda Nikolli

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia konfirmon arrestimin e “Dakut”, por një ditë më parë e njoftoi Alda Nikolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare ku konfirmon arrestimin në Spanjë të 47-vjeçarit nga Vlora, Leonard Luzi, i cili mban dhe mbiemrat Zejno dhe Sejno, teksa ndryshe njihet me nofkat si “Nard Çami” ose “Daku”.

Arrestimi i tij u njoftua ditën e djeshme në një intervistë televizive nga Alda Nikolli, shënjestra e atentatit me tritol të dielën në Elbasan, e cila tha se “Leonard Luzit i ishte vënë gjobë nga Nuredin Dumani, por nuk e pagoi pasi u kap dy ditë më parë” (tre ditë).

“Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë. Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vendosë.” – tha Alda Nikolli.

Leonard Luzi është 47-vjeçari i cili u arrestua në Spanjë në lidhje me organizimin e atentatit ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt një vit më parë, atentat që mbeti në tentativë pasi ekzekutuesi u arrestua nga forcat e rendit.

Në 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.

Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasjes. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave si edhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gush të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën.

Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, calibër 9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje

 

 

Etiketa: Alda Nikollidaku

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për mocion me debat mbi fondet e OLAF

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për mocion me debat mbi fondet e OLAF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com