GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia kontrolle intensive në të gjitha akset, arrestohet shoferi në Maminas, 30 patenta të pezulluara

14:25 - 13/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia kontrolle intensive në të gjitha akset, arrestohet shoferi në Maminas, 30 patenta të pezulluara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës janë goditur dy raste të tjera të mitëdhënies.

1- Gjatë kontrolleve parandaluese në rrugën “Thoma Goxha”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar shtetasin I. H., i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, 43-vjeçari I. H. i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1500 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

2 – Gjatë verifikimit të një aksidenti rrugor vetëm me dëme materiale në rrugën “Hamdi Pepo”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë testuar dhe verifikuar se njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor ishte nën ndikimin e alkoolit. Ky drejtues mjeti, për të shmangur masën administrative dhe pezullimin e lejes së drejtimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasi I. D., 57 vjeç.

Falë telefonatave të qytetarëve, nga Policia Rrugore e Durrësit është parandaluar një ngjarje e mundshme rrugore. Në rrugën Maminas – Gjiri i Lalzit, shtetasi S. GJ. po kryente manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi edhe kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, pasi tentoi të devijonte rrugën, për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë. Nga kryerja e alkool testit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 1.05 mg/l testi i dytë.

Policia Rrugore e Sarandës, nisur nga telefonatat e banorëve të një lagjeje se një drejtues mjeti që kishte errësuar edhe xhamin e parë të mjetit sillte shqetësim duke xhiruar gomat gjatë orëve të vona të natës, kanë lokalizuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. B., të cilin e kanë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, i kanë pezulluar lejen e drejtimit për 1 muaj dhe i kanë hequr qeset me të cilat kishte errësuar xhamat e automjetit.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1678 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
Ilir Meta: Mbështes miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale”, Meta: Policia të bëjë kujdes në zbatimin e ligjit

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com