GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Policia kontrolle në vend, 81 shoferë të arrestuar brenda javës dhe mijëra gjoba

12:21 - 12/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia kontrolle në vend, 81 shoferë të arrestuar brenda javës dhe mijëra gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Respekto rregullat, shpëto jetë!

Fundjava: Policia Rrugore rrit prezencën në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare dhe ato turistike.

Monitorim i qarkullimit të automjeteve duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet intensive parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, janë arrestuar në flagrancë 81 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 48 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

Janë pezulluar 453 leje drejtimi, nga të cilat 324 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 51 për shkelje të tjera;

Janë ndëshkuar me masë administrative 5771 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

2519 për parakalime të gabuara, 1544 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 592 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 583 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 499 për shpejtësi tej normave të lejuara apo sjellje agresive në rrugë dhe 34 për shkelje të semaforit etj.

Policia Rrugore nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë fundjavës, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Etiketa: automjetePoliciaqarkullimirregulla

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
Gara për kryetar të PD/ Salianji: Basha do ketë një fitore me diferencë, asnjë prej kandidatëve nuk ka profilin e kryetarit të partisë

Gara për kryetar të PD/ Salianji: Basha do ketë një fitore me diferencë, asnjë prej kandidatëve nuk ka profilin e kryetarit të partisë

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com