GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Policia më theu duart”/ Gazetarja: Kush po gënjen, rast i njëjtë me atë të Klodian Rashës?

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Policia më theu duart”/ Gazetarja: Kush po gënjen, rast i njëjtë me atë të Klodian Rashës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjen që po bën xhiron e rrjetit, ku hidhen akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit. Një 39-vjeçar, i cili u arrestua dje për shkak se kishte dalë i zhveshur në hollin e një hoteli, ka ngritur sot pretendime se në momentin e shoqërimit në komisariat policia e ka dhunuar dhe i ka thyer të dy krahët.

Sigurisht, këto akuza janë hedhur poshtë nga policia, e cila pretendon se Arsen Qosja i ka kundërshtuar, ofenduar dhe madje ka dhunuar efektivët të cilët po e shoqëronin në komisariat. Madje, ata shprehen se ai ka treguar sjellje mjaft agresive dhe për këtë arsye u detyruan të dërgonin fillimisht në komisariat.

Janë dy versione të ndryshme. Pikërisht për këtë “çudi shqiptare” ka reaguar gazetarja Anila Hoxha e cila shprehet që, në rast se i arrestuari ka të drejtë, atë tregohet se kemi një polici që gënjen situata është shumë e rëndë, duke e paralelizuar me rastin e Klodian Rashës.

 

Postimi i gazetares

Sa vijon njoftimi i policisë mbi duart e thyera te shtetasit Arsen Qose. Aty nuk sqarohet përse ky shtetas i ka te dyja duart në allci.  Sado i dhunshëm , i droguar apo i dehur të ketë qenë, kush ja theu gjymtyrët?  Si ka mundësi që gjykata e liroi menjëherë këtë qytetar , ndonëse i kishin ngarkuar dy akuza, atë të rrahjes se policeve dhe shkatërrimit të pronës.  Dikush gënjen.

Nëse gënjeshtari është qytetari, ai s’duhej të lirohej, mbasi ka rrezikuar jetën e  dy efektivëve të policisë së shtetit !  Nëse gënjen policia, atëherë serisht dikush duhet  te mbajë përgjegjësi ! Së bashku me manipulimin e ngjarjes !

Dhe këtë do ta thotë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.  Është kjo agjenci që heton dhe saktëson nëse ka patur dhunë apo jo . Policia duhet të mësojë të paktën njëherë të heshtë. Jo të fshehë ngjarje siç hodhën pistoletën nëpër rrugica mbasi vranë Klodian Rashën.

Sqarim i Policisë Tiranë

Në lidhje me pretendimet e shtetasit të arrestuar A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 14.04.2022, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, i dënuar më parë për vjedhje, informacion i dhënë dhe për mediat e publikun.

Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte konflikt me një shtetas, (klient në hotel), pasi ky i fundit kishte dalë i zhveshur nga dhoma e hotelit.

Shërbimet e Policisë, kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, në ambientet e lokalit të hotelit, dhe pasi kanë marrë kontakt me palët e konfliktit, i kanë kërkuar shtetasit A. Q., që të identifikohej.

Shtetasi A. Q., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit dhe ka kundërshtuar me dhunë dy punonjësit e Policisë, duke i ofenduar, goditur e duke iu shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente, shërbimet e Policisë, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorte ky shtetas, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve, për shkak të situatës së krijuar nga dhuna që shtetasi A. Q. po përdorte.

Pasi është bërë prangosja e tij dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit, duke marrë shkas nga sjellja shumë agresive dhe nga veprimet tepër të dhunshme, është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, nga stafi mjekësor, është komunikuar se dyshohej se shtetasi A. Q., mund të ishte nën efektin e drogërave shumë të forta.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4., ku është bërë arrestimi i tij.Njëkohësisht punonjësit e Policisë janë pajisur me vendime ekspertimi mjeko-ligjor, pasi u dëmtuan si pasojë e dhunës dhe veprimeve agresive  nga shtetasi A.Q Sqarojmë opinionin publik se veprimet e Punonjësve të Policisë janë kryer në përputhje me ligjin dhe procedurën standarte të punës.

Etiketa: akuzaAnila Hoxhadyshimekryesore2OpinionPolicia

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
Dorëheqja e Bashës, Alibeaj zbulon qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar të PD-së

Gjekmarkaj vizitë në SHBA? Alibeaj e konfirmon: Ja për çfarë do shkojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Lexo më shumë
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com