GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia merr masa drastike për vitin e ri shkollor

18:44 - 10/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia merr masa drastike për vitin e ri shkollor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, me rastin e rritjes së fluksit të lëvizjeve, në nisje të vitit shkollor 2023-2024 dhe për këtë apelojnë për përdoruesit e rrugës.

Disa prej masave të marra përfshijnë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët.

Masat e policisë rrugore dhe asaj bashkiake:

Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta.

Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.

Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hypjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Tiranë iu urojnë suksese, të gjithë nxënësve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, gjatë vitit shkollor 2023-2024.

Etiketa: bashkiakePolicia

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Fitorja e Shqipërisë shkarkon trajnerin Santos?

Fitorja e Shqipërisë shkarkon trajnerin Santos?

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com