GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia në aksion për kapjen e “Rrumit”, i kontrollojnë banesën/ Detajet

18:00 - 06/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai i ‘Rrumit të Shijakut’: Djali im s’ka lidhje me Aldi Mustafën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Durrësit ka ushtruar një kontroll në banesën e Aleksandër Lahos, i njiohur ndryshe si Rrumi. Kontrolli ka ardhur pas informacioneve që policia ka pasur se Rrumi ndodhej në banesën e tij.

Nga informacionet e para mësohet se policia ka arrestuar një person me armë pa leje, por nuk ka mundur të gjejë objektivin e operacionit, Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muharremi.

Mësohet se policia ka shoqëruar vëllain e tij, i cili më pas është lënë i lirë.

Rrumi është shpallur në kërkim me dy urdhër-arreste.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

SPAK njoftonte nisjen e procedimit penal për korrupsion pasiv dhe aktiv, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh ndërsa kërkonte caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin A.L. (alias P.M.), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 dhe 25 i Kodit Penal.

“Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës”, njoftonte SPAK.

Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Gjithashtu Rrumi i Sukthit, siç njihet ndryshe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi është shpallur në kërkim edhe nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Porositësi”.

Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng një person, ngjarje e ndodhur në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.

Etiketa: kontrolleKryesore1Policiarrumi

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
Paralajmërimet për arrestime dhe listat e rreme frikësojnë serbët e Kosovës

Paralajmërimet për arrestime dhe listat e rreme frikësojnë serbët e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com