GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Policia paralajmëron tifozët hollandezë!

18:43 - 25/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Policia shqiptare paralajmëron tifozët hollandezë dhe italianë se me sjelljet e tyre para ndeshjes finale mes Romës dhe Fejnord, po rrezikojnë të turpërojnë vendet që përfaqësojnë, vlerat BE-së dhe solidaritetin aq shumë të nevojshëm për shkak të luftës në Ukrainë.

Ju keni ardhur si miq dhe shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit. “Goditja me gurë, hunj dhe sende të tjera të forta” është një veprim që nuk ju nderon as ju, as famlijet tuaja, as rrethin shoqëror dhe as vendin e nderuar që përfaqësoni. E kemi vënë re se keni mësuar shumë mirë disa fjalë shqip, që mirë është të mos i përdorni gjatë transmetive live të mediave këtu, por mësoni edhe porosinë e urtë shqiptare: “mos u bëj Zot në shtëpinë e tjetrit”

Ne na vjen sinqerisht keq që një pjesë prej jush po i nxijnë faqen vendit ku jeni lindur e rritur.

Vendet tuaja kanë përhapur civilizimin jo vetëm në kontinentin tonë dhe veprime të tilla prej huligani nuk kanë vend as në shoqërinë tuaj të nderuar, dhe as në vendin tonë që aspiron t’i bashkohet familjes së vendeve të BE-së.

Ne e dimë se çfarë do të thotë t’i prishësh imazhin vendit! Për këtë arsye kemi ndaluar edhe fotografët shqiptarë- jo për ne, se na ka dalë nami si vend me probleme, por për të ruajtur dinjitetin tuaj.

Kemi vënë re me kënaqësi se ju ndryshe nga ne shqiptarët, pini në këmbë dhe pini aq sa ju mbajnë këmbët. Do të ishte mirë që ju të pinit ashtu si ne shtruar, domethënë ulur dhe kështu nuk do ta kuptoni sa ju mbajnë këmbët dhe me tu ngritur me shumë gjasë nuk do të keni fuqi të ecni dhe jo më të vraponi!

Në mbyllje kemi dy -tre paralajmërime për ju:

Paralajmërimi parë miqësor: ky është një vend ku sundon shteti ligjor dhe sidomos pas reformës në drejtësi, prokuroria dhe gjykatat janë verbuar dhe nuk shohin asgjë përveç ligjit! Ligji ynë parashikon dënime me burg për prishësit e qetësisë dhe pronës publike. Ndaj kujdes! Nuk duam asesi t’iu frikësojmë, por t’iu themi se para ligjit këtu janë të gjithë të barabartë. E shohim të arsyeshme të përgënjeshtrojmë edhe një fake news tjetër që po qarkullon prej ditës së djeshme.

Media të papërgjegjshme kanë shkruar se gjoja ne na është mbaruar gazi-lotsjellës që e kemi përdorur rregullisht gjatë protestave të opozitës. Nuk është e vërtetë! Kemi gaz për të përballuar jo vetëm protestat e opozitës dhe vandalizmat e disave prej jush, por edhe për të ndalur me to ushtrinë e Putinit! Arsyeja që nuk po e përdorim, është thjesht humanitare. Ne e dimë që ky gazlotsjellës shkakton lot, dhe e dimë shumë mirë që gjysma juaj do të derdhni lot sepse vetëm një nga dy ekipet do ta fitojë Kupën!

Nëse nuk na besoni jemi të gatshëm që në çdo orë të presim një përfaqësi tuajën për të parë gjendjen e gazit lot-sjellës në magazinat tona.

Me këtë rast ne ju falenderojmë për aktivitetin tuaj të deritanishëm në Tiranë. Falë jush ne mësuam diçka që nuk e dinim. Ne tashmë mësuam se ka një dallim mes marshimit, manifestimit, ekskursionit, shëtitjes, sfilatës, piknikut, parakalimit, paradës. Deri më sot këto fjalë i dinim sinonime të fjalës PROTESTë. Nuk qenka kështu.

Së fundmi, dhe ky është paralajmërim, mbas ndeshjes kemi mësuar që një pjesë prej jush do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera.

Nga media jemi informuar live se disa kërkojnë të martohen, disa të shijojnë diellin, rërën dhe ujin e Mesdheut dhe disa të tjera kanë qëllime të errta dhe skenar ogurzi!

Nga informacione në rrugë operative kemi mësuar se opozita shqiptare, e paaftë për të ardhur në pushtet përmes kutisë së votimit, kërkon të shkaktojë trazira duke i kaluar protestat, që ka paralajmëruar prej kohësh, me koncesion te tifozët hollandezë!

Ju bëjmë me dije se në Shqipëri çdo gjë mund të jepet me koncesion, madje disa prej jush mund të aplikojnë te e-albania për të marrë statusin e investitorit strategjik, POR nëse merrni përsipër protestat kundër qeverisë, po ju paralajmërojmë se do të përballeni jo me ne, por me forcën e ligjit dhe ju garantojmë se gazin lotësjellës do ta përdorim pa masë, pa kursim dhe pa u lodhur.

Duke ju bërë thirrje të distancoheni nga militantët e opozitës, u urojmë shikim të këndshëm të finales!

 

Etiketa: hollandezekryesore2Lutfi DervishiparalajmeronPoliciatifozet

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Video/ Nis “provokimi” për tifozët holandezë, flamuri italian “pushton” qiellin e Tiranës

Video/ Nis "provokimi" për tifozët holandezë, flamuri italian “pushton” qiellin e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com