GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia për muajin tetor: 80 operacione dhe mbi 670 të arrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia për muajin tetor: 80 operacione dhe mbi 670 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin tetor, nga ku bëhet me dije se 80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën disa veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

Sipas bilancit të policisë, 675 persona u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.

“Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi,  pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike. Po gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro”, sqaron policia.

Njoftimi

Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit të planeve të masave, garantoi mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë, në Tiranë, të Maratonës së Tiranës, si dhe të disa tubimeve.

80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

675 shtetas u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.

Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi,  pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike.

Po gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, janë parandaluar 3 ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimi i 5 konflikteve të çastit, për motive të dobëta dhe pronësie.

Ndërhyrja profesionale e shërbimeve të Policisë, në bazë të inteligjencës policore, çoi në pranga 5 shtetas që qarkullonin të armatosur me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale u zbardhën 2 raste të vjedhjes së parave në një market dhe në një automjet (taksi), një tentativë vrasjeje në Elbasan dhe një aksident me pasojë vdekjen në Korçë.

Në fushën e narkotikëve, janë zhvilluar 25 operacione, gjatë të cilave u zbuluan ambiente të mbyllura të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, tharjen e tyre dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Gjithashtu, u goditën grupe që ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së kokainës dhe të kanabisit, në lokale dhe në ambiente të ndryshme.

Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.

Për goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së janë finalizuar 3 operacione.

U zbardhën 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera,  si rezultat i hetimeve të kryera dhe i bashkëpunimit me qytetarët.

Janë trajtuar ligjërisht 75 raste të dhunës në familje.

Është reaguar shpejt në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse për 10 raste zjarresh.

12 turistëve që ishin bllokuar në zona të vështira, në vende turistike në qarkun Vlorë dhe në Theth, iu është dhënë ndihmë nga punonjësit e Policisë.

Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve:

Janë vënë në pranga 173 drejtues mjetesh, nga të cilët 97 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 76 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3600 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.

Gjithashtu  janë pezulluar 60 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe  287  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur 53 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 8 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 3 raste të kontrabandës së mallrave.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, bashkëpunimin me qytetarët dhe partneritetin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të goditur veprimtaritë kriminale dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë, autorët.

 

Etiketa: arrestimePolicitetor

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
PD: Buxheti 2025 ndan tepsinë e llokmave për qeveritarët dhe thërrimet për shqiptarët

PD: Buxheti 2025 ndan tepsinë e llokmave për qeveritarët dhe thërrimet për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com