GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia procedon në SPAK deputeten Hoti për “Kanosje” me aromatizues

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia procedon në SPAK deputeten Hoti për “Kanosje” me aromatizues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dhe i ka referuar materialet në SPAK edhe për 7 deputetë të Partisë Demokratike në lidhje me tensionet e shkaktuara ditën e djeshme në Kuvend.

Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.

Organizata e uniformave blu është bërë qesharake për veprat penale të cilat i ka “bashkëngjitur” deputetes Hoti. Ajo hodhi në sallë një lëndë të lëngshme, për të cilën Spiropali doli që në sekondë të parë në konkluzionin se ishte benzinë dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u hodh direkt në sulm se do e çonte në Prokurori për zjarrvënie të qëllimshme.

Por, pasi e morën vesh se nuk ishte benzinë, por thjesht aromatizues, tashmë Policia e Ramës e akuzon deputeten Elda Hoti për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”. Nuk dihet se në çfarë provash i bazojnë uniformat blu ngritjen e këtyre dy akuzave.

Ndërkohë, deputetët e tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. H., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;

– F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Etiketa: hotiPoliciSpak

Lajme të lidhura

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit
Breaking Views

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj
Breaking Views

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Para
SPAK çon në Gjykatë “Partizanin”, dorëzohen 333 fashikuj për Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO cakton datën e seancës paraprake ndaj Sali Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com