GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia Rrugore arreston 18 drejtues mjetesh, pezullon 64 leje drejtimi

16:02 - 21/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia Rrugore arreston 18 drejtues mjetesh, pezullon 64 leje drejtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore ka vazhduar me kontrollet intensive duke ndëshkuar me masa administrative 2908 drejtues mjetesh.

Intensifikimi i kontrolleve duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 48 orëve të fundit, ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri

Deklarata e ePolicisë Rrugore

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 48 orëve të fundit, ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës kanë goditur një tjetër rast të mitëdhënies, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku drejtuesi i një motomjeti, shtetasi M. S., për të shmangur masën administrative pasi kishte kaluar me semafor të kuq, iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2500 lekë të rinj.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h. Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili.

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h. Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2908 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Lajme të lidhura

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari
Aktualitet

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari

21:13 - 12/01/26
Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës
Aktualitet

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës

18:26 - 12/01/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Avokati kërkon lirimin dhe pafajësinë e Kadri Veselit, Emerson: Prokuroria nuk ka prova kundër tij

Avokati kërkon lirimin dhe pafajësinë e Kadri Veselit, Emerson: Prokuroria nuk ka prova kundër tij

TË FUNDIT

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

Lexo më shumë
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com