GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Policia Rrugore kontrolle me radarë, 17 shoferë të arrestuar dhe 2,111 gjoba gjatë fundjavës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia Rrugore kontrolle me radarë, 17 shoferë të arrestuar dhe 2,111 gjoba gjatë fundjavës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjithë vendin në fundjavë policia ka arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe ka vendosur 2,111 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu, Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar të shtunën drejtuesin e një autobusi që po kryente manova të rrezikshme në rrugën e Rinasit. Mësohet drejtuesi i autobusit me 50 vende, po kryente manovra dhe parakalime të gabuara.

Pas alkooltestit rezultoi se drejtuesi i autobusit, me iniciale A. S., i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, drejtonte autobusin në gjendje të dehur, në masën 0.64 ml/l. 50-vjeçari u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sa i përket arrestimeve të tjera, nga kontrollet duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si “njolla të zeza”, policia vuri në pranga 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po ashtu,  janë vendosur 2,111 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, si parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj. 

Etiketa: Policia rrugoreRadarëSociale

Lajme të lidhura

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Aktualitet

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie
Aktualitet

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Aktualitet

Grurë i lirë serb dhe bukë me ngjyrues, çfarë fshihet pas miellit që konsumojmë?

10:15 - 02/11/26
Para
Ambasadorja Kim flet për Reformën në Drejtësi: S’ka qenë e lehtë, janë kryer biseda të vështira

Ambasadorja Kim flet për Reformën në Drejtësi: S’ka qenë e lehtë, janë kryer biseda të vështira

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com