GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia spanjolle në alarm, bandat shqiptare përdorin armët për të ruajtur drogën

14:48 - 18/09/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia spanjolle në alarm, bandat shqiptare përdorin armët për të ruajtur drogën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i gjyqtarëve të Tarragonas në Spanjë, Joan Perarnau paralajmëroi për krijimin e një “krimi të organizuar dhe të rrezikshëm”, i cili çon nga vrasjet, në rrëmbime dhe korrupsion. Magjistrati theksoi se shumë prej këtyre bandave të organizuara përbëhen nga kosovarë, shqiptarë dhe suedezë ku sipas tij ata janë pjesë e një sektori që gjeneron shuma të mëdha parash.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të ashtuquajturin “ari jeshil “, i cili gjeneron një rritje të konsiderueshme të grabitjeve të drogës. Dhe në gjysmën e tyre përdoren armë zjarri,”-tha ai.

Rritja e konsiderueshme që po bëjnë plantacionet e marijuanës në zonën e Tarragonës dhe në pjesë të tjera të Katalonjës, është ndikuar nga fakti se këto plantacione tani janë në pronësi të “krimit të organizuar dhe të rrezikshëm”, i cili gjeneron vrasje të shumta, rrëmbime dhe trafikim njerëzish.

”Po vërehet se ka filluar të ndikojë në korrupsionin në nivelin e nëpunësve civilë,“– tha magjistrati në Bordin Krahinor të Seguretat de Tarragona, në të cilin marrin pjesë krerët e tre organeve të sigurisë, Mossos d’Esquadra, Policia Civile dhe Garda Kombëtare dhe gjithashtu përgjegjësit për Policinë Gjyqësore, agjentët përgjegjës për hetimet dhe kryeprokurori.

Vitin e kaluar, në Katalonjë kishte më shumë se njëqind grabitje droge dhe shtatë vrasje, gjysma e së cilave lidhen drejtpërdrejt me pazaret e drogës. 

Kreu i gjyqtarëve kujtoi se Tarragona ishte një pikë kalimi për marijuanën dhe kokainën, ndërsa tani është bërë prodhues në shkallë të gjerë të drogës së fundit, duke e bërë Katalonjën një eksportues të madh në Evropë.

Etiketa: drogePolicia

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Shpërndante kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, zbulohet vendi ku e fshihte

Shpërndante kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, zbulohet vendi ku e fshihte

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com