GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Policia u vonua”/ Deputetja e PD ‘shpërthen’ pas ngjarjes në Klos: Rendi është futur nën dhe

13:20 - 13/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Policia u vonua”/ Deputetja e PD ‘shpërthen’ pas ngjarjes në Klos: Rendi është futur nën dhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi nuk la pa përmendur dhe tragjedinë e trefishtë që ndodhi dje në Klos.

Ajo shpërtheu në kritika ndaj institucioneve si dhe policisë, për të cilët tha që u vonuan shumë në një zonë aq të vogël.

Çupi shtoi se po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja e autorit të krimit.

Fjala e deputetes Dhurata Çupi në Kuvend:

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jëtët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë.

Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhé.

Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta  do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez.

Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë .

Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë.

Në fillim të kësaj jave Kujtim Lila, 52 vjeç, kryefamiljar, baba dhe bashkëshort, humbi jetën duke punuar në një minierë në zonën e Bulqizës.

Historia e Kujtimit është e njëjtë me atë te 4 minatorëve të tjerë këtë vit, të Sazan Dedës që humbi jetën në Korrikun e kaluar, dhe 115 minatorëve të plagosur në 10 vitet e fundit, ndër të cilët 39 prej tyre kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Galeritë e kromit, që duhet të ishin një bekim për zhvillimin dhe mirëqënien e zonës, janë kthyer në një mallkim që hap dyert e mortit në familjet fisnike. Gjaku dhe djersa e njerëzve të ndershëm të Bulqizës derdhet çdo ditë për të mbushur xhepat e biznesmenëve dhe politikanëve të Tiranës.

Shteti duket se i ka harruar ata qytetarë, të cilët cdo ditë ndahen nga fëmijët e tyre, pa qenë të sigurtë se do t’i shohin përsëri dhe i janë nënshtruar arrogancës së biznesmenëve që përfitojnë nga pasuritë kombëtare në kurriz të njerëzve të urtë e punëtorë.

Kushtet e punës dhe trajtimi financiar i tyre është jo vetëm skandaloz, por anti-ligjor dhe kriminal. Inspektoriatet e pafundme të shtetit që nuk lënë biznes të vogël e të ndershëm pa i trokitur në derë, i kanë mbyllur sytë përballë trajtimit mizor, arbitrar dhe abuziv që iu bëhet minatorëve të Bulqizës.

Policia dhe Prokuroria, herë nga paaftësia, herë nga korrupsioni, e herë nga mosdëshira, i mbyllin dosjet e minatorëve akoma pa i hapur, nën diktatin e të fortëve, kriminelëve, pushtetarëve dhe parave të pista.

Edi Rama  që duket sikur ka kohë për t’u marrë me këdo dhe cdo gjë, nuk i shikon jetët që shuhen përditë diku nën thellësitë e tokës së Bulqizës. Nuk kujtohen të thonë as gjysëm fjale, as ngushëllimi e as reagimi. Por mesa duket ka urdhëruar edhe kyçjen e gojës së institucioneve për tu përgjigjur në rrugë zyrtare.

Unë si deputete e Partisë Demokratike, nuk do të resht sa kohë të kemë mundësi të ngre shqetësimin e tyre. Me këtë qëllim, në cilësinë e Deputetit, referuar ligjit për statusin e deputetit, me 26 Korrik i jam drejtuar me disa pyetje Prokurorisë së Matit, për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Por që nga Korriku e deri më sot më 13 tetor asnjë nga këto institucione nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje në shkelje të ligjit.

Ndaj unë sot po i adresoj pyetjet publikisht:

  1. Sa është numri i aksidenteve me pasojë vdekjen në minierat e qarkut Dibër për periudhën 01.01.2021 – 30.06.2022?
  2. Sa është numri i kallëzimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?
  3. Sa është numri i procedimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?
  4. Sa është numri i personave që iu atribuohet vepra penale/nën hetim/të pandehur, në kuadër të procedimeve penale të mësipërme?
  5. Sa është numri i procedimeve penale për të cilat është kërkuar pushimi i cështjes dhe cështjeve të dërguara për gjykim?
  6. Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve?

Sa është numri i personave të pandehur?

  1. Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi i pafajshëm të të pandehurve?
  2. Sa është numri i cështjeve që aktualisht janë nën hetim nga ana e Prokurorisë?

Në c’fazë ndodhen këto cështje dhe brenda cfarë afati parashikohet dërgimi i tyre në gjykatë?

Dhe këtu para qytetarëve që na ndjekin dhe kolegëve po them se nuk do ta lë me kaq këtë ccështje. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por unë dua të besoj se drejtësi do ketë shumë shpejtë.

 

Etiketa: Dhurata Cupikloskuvend

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
E zuri gjumi në timon, gjykata dënon shqiptarin që shkaktoi aksidentin me tre viktima

E zuri gjumi në timon, gjykata dënon shqiptarin që shkaktoi aksidentin me tre viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com