Policia ka reaguar në lidhje me humbjen në det të të riut, me inicialet A. K., rreth 18 vjeç, në plazhin e Bisht Pallës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata, nuk ka mundur të dalë vetë.
Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, por tashmë kanë kaluar shumë orë që prej momentit kur kishte mbetur në ujërat e detit.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë ku gazetari Leonidha Musaj bëri me dije se gjithçka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në det.
Discussion about this post