GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Policia vijon kontrollet në akset rrugore, pezullohen dhjetëra patenta

16:51 - 04/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia vijon kontrollet në akset rrugore, pezullohen dhjetëra patenta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia rrugore vijon kontrollet intensive në akset e ndryshme rrugore në vend për të parandaluar aksidentet. Gjatë 24 orëe të fundit janë pezulluar dhjetëra patenta si dhe janë ndëshkuar me gjobë shumë shoferë automjetesh.

“Kontrolle me radar ?në rrugën interurbane Elbasan- Krrabë – Elbasan.

Kontrolle edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Cërrik për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

 Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me ? në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.

Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Kontrollet kanë vijuar edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, dhe Elbasan – Cërrik ku janë evidentuar e ndëshkuar për parakalim të gabuar 21 drejtues mjetesh me masë administrative 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni ✈️ se shpejtësia vret ? jetë.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.”

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt??

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️ #MosPërdorAlkool?GjatëDrejtimitTëAutomjetit?

Lajme të lidhura

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Breaking Views

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:47 - 15/02/26
Parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave, breshër dhe borë
Breaking Views

Parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave, breshër dhe borë

07:36 - 15/02/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
12 raste të reja me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Covid, mbi 2 mijë raste të reja në Greqi, pacientë të vaksinuar në intubim

TË FUNDIT

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)

17:43 - 15/02/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari Leonard Duka ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar...

Lexo më shumë
Partizani e kthen në lojë fëmijësh, bardheblutë në gjunjë (VIDEO)

Partizani e kthen në lojë fëmijësh, bardheblutë në gjunjë (VIDEO)

17:25 - 15/02/26
VAR-i anulon golin spektakolar që në minutat e para të derbit (VIDEO)

VAR-i anulon golin spektakolar që në minutat e para të derbit (VIDEO)

17:10 - 15/02/26
Deti në Dhërmi ngjyroset në kafe, ja cili është shkaku

Deti në Dhërmi ngjyroset në kafe, ja cili është shkaku

17:02 - 15/02/26
Korçë/ Shembet rruga Maliq–Lozhan, segmenti sapo ishte inauguruar

Korçë/ Shembet rruga Maliq–Lozhan, segmenti sapo ishte inauguruar

16:28 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com