GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia zbulon parcelat me kanabis, nuk arreston kultivuesit por procedon rojet e pyjeve

09:47 - 15/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia zbulon parcelat me kanabis, nuk arreston kultivuesit por procedon rojet e pyjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkodra vijon që të jetë një nga qarqet më problematike për kultivimin e kanabisit, pasi në këtë rajon ditët e fundit janë zbuluar disa parcela me kanabis.

Policia bën me dije këtë të diel, se ka zbuluar dy parcela me kanabis në qarkun e Shkodrës, konkretisht në njësinë administrative Pult, Shkodër u zbuluan 455 rrënjë kanabis dhe në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës u gjetën 11 748 bimë narkotike.

Por ajo që bie në sy, është që policia në të dy rastet nuk ka zbuluar se cilët janë kultivuesit, por ka proceduar penalisht inxhinierët dhe dy vrojtuesit e pyjeve, dhe kryeplakun e fshatit Kolgjen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Rastet konkrete:

Njësia administrative Pult, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:

Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre;

Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.

Etiketa: autoreKanabisroje

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com