GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Politikanë të Kosovës!-hiqni dorë nga Edi Rama!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Politikanë të Kosovës!-hiqni dorë nga Edi Rama!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Milaim Nela

Teza e  Edi Ramës për një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën është hapi tjetër drastik antikombëtar i këtij njeriu që sa kohë ka qenë në krye të ekzekutivit shqiptar vetëm thika i ka ngulur Kosovës e nuk ka lënë gur pa luajtur për zhbërjen e saj.

Një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën është hiç më pak se zhbërje e pavarësisë së saj pavaresi të cilën e ka çertifikuar dhe legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010.

Kjo nuk mund të jetë as protagonizëm e as ide e Edi Ramës e kjo teze e ardhur nga një njeri që ka dëshmuar si asnjë paraardhës i tij në atë karrige që shitjen e interesave të kombit se ka hiç gajle na dëshmon se kjo ashtu si Ballkani i Hapur apo plan-projekti i ndryshimit të kufijëve është ide ose e mentorit të tij Soros ose e ardhur drejtpërdrejt nga “vëllai” i tij  Vuçiç.

Pasi shkatërroi sistemin demokratik dhe çdo element të shtetit ligjor dh të se drejtës në Shqiperi…

Pasi shkatërroi mekanizmat e votës dhe zgjedhjeve në Shqiperi…

Pasi ja fali detin grekëve dhe portin 2000 vjeçar të Durresit klientëve të tij misteriozë…

Pasi e kontraktoi Shqipërinë si kazan plehrash e mbetjesh të Europës…

Pasi përzuri gati 1 milione shqiptarë në 10 vjet…

Pasi e kanabizoi dhe kriminalozoi çdo instancë shtetërore dhe gjithë territorin e vendit…

Pasi e shkatërroi opozitën shqiptare duke angazhuar në këtë aksion edhe aleatët e tij të huaj e çimentuar pushtetin e tij….

…I është kthyer KOSOVËS!

Fillimisht duke shfrytëzuar afërsitë ideologjike të partisë së Thaçit ai e futi këtë tē fundit në një lojë e cila jo vetëm e nxorri jashtë skenës politike por e çoi edhe pas hekurave të Hagës!

Unë nuk e kuptoj fare naivitetin e politikanëve të Kosovës që akoma ju besojnë politikanëve si Edi Rama që vijnë nga një parti që e kanë ngjizur serbët e vazhdon të ju shërbejë interesave të Beogradit që nga dita e krijimit e deri në momentet që po flasim!

Skena “patriotike” e Ramës në Beograd në vitin 2014 akoma vazhdon ti ngazëlleje disa shqiptarë naivë të cilët akoma besojnë se ai mbrojti Kosovën dhe harrojnë se fill pas asaj deklarate ai ja mori këngës serbe në zijafetin e organizuar nga Vuçiçi e Daçiçi!

Është një këshilltar i Edi Ramës që duket se mban lidhjet dhe sjell tezat nga Beogradi që Rama duhet të elaborojë për Kosovën dhe në emër të saj!

Ai është personi që hedh shashkat i pari e pastaj këto jetësohen nga Rama dhe bashkëpunëtoret e tij

Ai tashmë njihet mirë nga të gjithë e emrin e ka Baton Haxhiu!

Në Kosovë përveç naivëve tē PDK-së që i besojnë Edi Ramës ashtu si paraardhësit e tyre i besonin Enver Hoxhës dikur kemi një parti që e quan veten Socialdemokrate e ka zero peshë në skenen politike Kosovare por çuditërisht eksponentëve të saj ju jepet hapësirë mediatike e pakufizuar në shumicën e mediave kosovare por edhe ato të Shqipërisë!

Këta eksponentë më i zëshmi Dardan Molliqaj bashkëshorti i një prej ministreshave e të lidhur fort me Edi Ramën e luftojnë Albin Kurtin më shumë se Vuçiçi vetë!

Ata kanë shkuar deri aty sa të deklarojnë edhe absurditete të tilla duke deklaruar që qeveria Kurti ka shkelur të drejtat e serbëve në Kosovë kur edhe bufi e di që serbet jo vetëm nuk janë të diskriminuar por janë pakica më e privilegjuar në Europë e pse jo në gjithë botën.

Nuk e shpjegoj dot se si politikanë edhe si Ramush Haradinaj apo disa politikanë me peshë të LDK-së nuk e kuptojnë Edi Ramën e vazhdojnë të luajnë lojën e tij që në realitet është loja e Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë!

Hiqni dorë e distancohuni PRERAZI nga Edi Rama sa nuk është tepër vonë!

Etiketa: Milaim NelaOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Paralajmëron avokati: Ka ende video, janë disa kryebashkiakë që…

Paralajmëron avokati: Ka ende video, janë disa kryebashkiakë që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com