GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Politikisht autik”/ Kur deliri i madhështisë për pushtet mbyt etikën dhe njerëzoren

10:59 - 23/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Shtet elektoral’/ PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse do të kishte një manual të asaj çfarë një kryeministër nuk duhet të thotë kurrë, Edi Rama sapo i shtoi një kapitull të ri  dhe e bëri me zë të lartë, nga podiumi i fushatës që po zhvillonte në Gjirokastër. “Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë,” deklaroi ai pa asnjë grimcë ndrojtjeje, duke ofenduar me një të rënë të lapsit një komunitet të tërë fëmijësh dhe prindërish që përballen çdo ditë me sfida reale, jo metafora fushatash.

Sigurisht, pas shpërthimit të reagimeve dhe zemërimit publik, kryeministri u kujtua “të reflektojë” me një video të postuar vonë në rrjetet sociale. Në një ton të stërholluar emocional, ai kërkoi ndjesë për “shprehjen që i kishte mbetur në mendje nga literatura politike e akademike”, sepse, e dini ju, kur i thua dikujt që “politikisht është autik”, në fakt po citoje… librat! Qartësisht një moment i ndritur i intelektualizmit politik shqiptar.

Por kjo nuk ishte një “rrëshqitje” e zakonshme e gjuhës. Ishte një rrëshqitje drejt arrogancës, një shembull klasik i një lideri që nuk njeh kufij etikë kur përpiqet të demonizojë kundërshtarët politikë. Deklarata e Ramës nuk ishte thjesht një gabim fjalie, por një dritare drejt mënyrës se si ai sheh veten dhe ata që nuk janë në anën e tij: i përçmon, i etiketon dhe pastaj kërkon falje,  jo sepse i vjen vërtet keq, por sepse i tronditet imazhi publik.

Ironia qëndron në atë se, teksa thotë se “është njerëzore të gabosh”, ai nuk harron t’i quajë kritikët e vet “lehaqenë”  sepse edhe në momentet e pendesës, ndjesa e tij duhet të shërbejë si armë politike.

“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, port ë mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plotë të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit me aftësi të veçanta çka dhe më ka shtyrë të nxisë dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.

Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli”, tha Rama

Askund nuk flet për përgjegjësi institucionale, për kulturën e përjashtimit që përforcon me deklarata të tilla. Sepse për Ramën, kërkesa për ndjesë nuk është akt burrërie, por një manovër për kontroll të dëmit. Thjesht marketing politik me ton emocional.

Në një vend normal, një deklaratë e tillë do të çonte në reflektim serioz për qëndrimin në detyrë të një kryeministri. Në Shqipëri, për fat të keq, ajo kalon me një video të prodhuar me kujdes dhe një mesazh që ngjan më shumë me një monolog narcizist se sa me një shenjë vërtet pendese.

E si mund të presim më shumë nga dikush që, në delir madhështie, shkel vijat e kuqe të etikës publike sikur të ishin thjesht vijat e bardha në rrugën drejt një tjetër fushate?

Etiketa: deklaratedelirEdi Ramakerkim faljekryeministerKryesore1ofendimpolitikisht autikpropagande

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Vrau fqinjin me çekiç, prokuroria dërgon në gjyq Isuf Hasën

Vrau fqinjin me çekiç, prokuroria dërgon në gjyq Isuf Hasën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com