GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka shprehur skepticizëm të fortë ndaj premtimeve të qeverisë Rama dhe sinjaleve optimiste nga zyrtarë në Bruksel për mbylljen e kapitujve të negociatave deri në vitin 2027 apo anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Në një intervistë për A2 CNN, Pollo i cilësoi këto afate si të parealizueshme dhe të përdorura kryesisht për qëllime propagandistike. Sipas tij, realiteti politik dhe institucional në vend nuk përputhet me standardet që kërkon BE-ja.

“Do të doja të isha i gabuar, por objektivisht këto janë flluska. Janë premtime që keqpërdoren për propagandë”, u shpreh Pollo.

Ai theksoi se një sërë kapitujsh negociues kërkojnë investime konkrete dhe reforma të thella, të cilat sipas tij qeveria nuk ka vullnet t’i realizojë. Si shembull, Pollo përmendi kapitullin e sigurisë ushqimore, që kërkon investime serioze në laboratorë dhe infrastrukturë teknike.

Por problemi, sipas tij, shkon përtej aspekteve teknike. Pollo deklaroi se Shqipëria po largohet nga modeli i një demokracie funksionale dhe po rrëshqet drejt një sistemi autokratik, ku pushteti është i përqendruar dhe përdoret për përfitime klienteliste.

“Por, ndërkohë që Shqipëria ishte një demokraci funksionale, me një shtet ligjor imperfekt, por gjithsesi funksional, kthehet në një autokraci ku gjithë pushteti është në një dorë dhe përdoret për të plaçkitur miliona, dhe ku të gjitha të dhënat e shtetasve kontrollohen në një agjenci të vetme që është nën kontrollin e bandave, atëherë duket një luks i jashtëzakonshëm të flasësh për sigurinë ushqimore”, tha ai.

Sipas ish-deputetit, pa rikthimin e shtetit ligjor, ndarjes së pushteteve dhe reformave reale, integrimi europian mbetet më shumë një slogan politik sesa një objektiv i arritshëm.

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com