GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve

12:07 - 31/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Model i fshirjes së popullatës”, Berisha: Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale si një ndër goditjet më të rënda ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimit të vendit.

Sipas Berishës, mënyra se si është zbatuar kjo reformë përbën një model të paprecedentë, sidomos duke marrë parasysh karakteristikat gjeografike të vendit.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend ku rreth 75–80% e territorit është malor dhe kodrinor, por pavarësisht kësaj, është aplikuar një model që, sipas tij, nuk gjendet as në vendet më të sheshta të botës.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat, Sali Berisha është shprehur se antireforma e Edi Ramës solli spastrimin e vendit një nga komponentët e platformës së Çubrilloviçit kundër shqiptarëve

‘Antireforma që iu qeverisë vendeve kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra’, u shpreh Berisha.

“Reforma apo shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar, që iu dha zhvillimit të vendit në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një model që nuk ekziston gjëkundi, as në vendet më të sheshta të botës.

Pra, ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së popullatës nga këto territore. Dhe sot që kryeinjoranti, dhe jo vetëm një kryeinjorant, por është një armik që bëri këtë reformë, zbaton Paketën e Maleve në Maminas. Se atje ku janë malet, banorë nuk ka më, ose nuk ka ashumë banorë. Nuk ka më vlerë asnjë investim atje me këtë akt që ky bëri.

Antireforma që iu qeverisë vendore kishte dy kritere themelore: vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit me dhjetëra e dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare, dhe u bënë ndarje të tilla, ku në një korpus prej 1 milionë banorë ka vetëm 4 njësi të qeverisë vendore, dhe në një korpus me 120 mijë banorë ka 7 njesi të qeverisjes vendore. Krahasimi është Tirana dhe Gjirokastra.

A mund të imagjinoni ju, në një kohë kur Kashari është qyteti i 9-të në vitin 2011, ka qenë qyteti më i madh i Shqipërisë në banorë, në regjistrimin e vitit 2011.

Se regjistrimi i fundit është i falsifikuar, asnjë shqiptar e ftoj të mos i referohet, se janë shifra të gatuara një vit rresht në institutin e mashtrimit të statistikave. Pra, nuk ka paralel. Në qoftë se merr Zvicrën, një vend malor, ka 2110 bashki. Në qoftë se merr, Austrinë një nga vendet më malore, ka 2095 bashki, apo njësi të qeverisjes vendore.

Kurse, Shqipëria me dy pëllëmbë fushë dhe tërësisht mal e kodër, nga 410 njesi të qeverisjes vendore u reduktuan në 60 bashki të vendit. Rezultati është katastrofal. Në qoftë se shkon në të gjithë territoret rurale, koha është e ndaluar. Ndalon koha kur investohet në infrastrukturë, ndalon koha kur infrastruktura shkatërrohet, ndalon koha kur banorët largohen. L

argohen, largohen masivisht. Procesi i urbanizimit është një ligj i zhvillimit, por kur ky ndodh për shkak të kushteve të papërshtatshme jetësore, ky është spastrim etnik. Ata ikin. Sepse çfarë kishte platforma e Çubrilloviçit: mos ndërto rrugë, mos ndërto shërbime, mos ndërto shkolla. Kjo është ajo. Nuk është e tëra: vriti, vriti. Jo, nuk është ashtu. Dhe mërziti që të largohen. Thelbi i platformës të Çubrilloviçit për shqitparët në Kosovë është të mërziten që të largohen nga vendi i tyre. Edhe këtu antireforma e Edi Ramës është një komponent thelbësor i platformës së Çubrilloviçit për spastrimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1territoriale

Lajme të lidhura

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën
Aktualitet

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

15:05 - 31/03/26
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit
Aktualitet

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!
Aktualitet

GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë

14:26 - 31/03/26
Para
Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën
Aktualitet

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

15:05 - 31/03/26

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se ka...

Lexo më shumë
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë

14:26 - 31/03/26
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

14:01 - 31/03/26
“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja e KLGJ

“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja e KLGJ

13:26 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com