GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Populli vdes për bukë, presidenti koleksionon makina luksoze

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Populli vdes për bukë, presidenti koleksionon makina luksoze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gati 40 për qind e civilëve gabonezë të moshës 15-24 vjeç ishin pa punë në vitin 2020, sipas vlerësimeve të fundit nga Banka Botërore. Presidenti i vendit, ndërkohë, zotëron koleksione makinash shumë milionëshe.

Presidenti multi-milioner i Gabonit është rrezuar nga “froni” nga një ushtri e pakënaqur pas 55 vitesh sundimi në të cilin pabarazia e të ardhurave ka lënë gati gjysmën e popullsisë në varfëri. Përpjekjet për grusht shtetit pati disa orë pasi presidenti i vendit të Afrikës Qendrore, Ali Bongo Ondimba, 64 vjeç, u shpall fitues i zgjedhjeve të dominuara nga frika e dhunës. Pak minuta pas njoftimit të rezultatit, të shtëna armësh u dëgjuan në qendër të kryeqytetit, Libreville.

Një duzinë ushtarësh me uniformë u shfaqën mëngjesin e sotëm në televizionin shtetëror dhe njoftuan se kishin marrë pushtetin.

Dokumentet kanë zbuluar se Ali Bongo ka më shumë se 20 makina luksoze, ndërsa popullsia e tij vuan nga mungesa e ushqimeve.

Katër muaj pasi Ali mori presidencën, shkruhet në një dokument të zbuluar më pas,  tregoi se zyra e tij kishte blerë 29 automjete luksoze me vlerë 12.8 milionë paund nëpërmjet një kompanie zvicerane.

Blerja përfshinte dy Maybach 62S (me vlerë 426,680 £ secila), dy Rolls Royce Phantom (371,453 £ secila) dhe dy Rolls Royce Ghost (227,994 £ secila).

Katër vjet më vonë, Jean-Fidele Otandault, kreu i mbikëqyrësit të shpenzimeve publike të Gabonit, tha se “gjysma e buxhetit [të shtetit] thjesht ishte zhdukur” kur hetonte mungesën e fondeve në vend.

Burimet qeveritare thanë se presidentit i pëlqente t’i nxirrte automjetet dhe të ecte me shpejtësi të lartë nëpër shkretëtirë, ndërsa truprojat e tij e ndiqnin nga pas.

Bongo ka shërbyer dy mandate që kur erdhi në pushtet në vitin 2009 pas vdekjes së babait të tij, i cili sundoi vendin për 41 vjet./Tema

Etiketa: Gabonmakina luksozePresidenti

Lajme të lidhura

Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro
Aktualitet

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Para
Futbollistëve të Premier League iu vjedhin makinat

Futbollistëve të Premier League iu vjedhin makinat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

13:34 - 22/10/26

Egnatia është gati dhe e “karikuar” për të befasuar Aarhus në transfertën daneze, Conference League. Kampionët e Superiores, përmes postimit...

Lexo më shumë
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit

13:13 - 22/10/26
“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com