GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të forta.

Sipas shifrave zyrtare të popullsisë më 1 janar 2026, numri total i banorëve ka pësuar një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, duke u reduktuar me 1.2%, por pesha e moshave të reja po zbehet me shpejtësi, ndërsa numri i të moshuarve po pëson rritje të ndjeshme, veçanërisht në grup-moshat më të thyera.

Balanca demografike po anon me shpejtësi nga moshat shumë të thyera. Të dhënat tregojnë se grup-mosha më e re, ajo nga 0 deri në 4 vjeç, ka pësuar një tkurrje me 2.3%, duke u pakësuar me rreth 2,477 fëmijë më pak vetëm në 2025. Ky trend negativ thellohet edhe më shumë tek moshat e reja dhe ato në prag të hyrjes në tregun e punës.

Rëniet më të mëdha vjetore janë regjistruar te të rinjtë e moshës 25-29 vjeç, me një tkurrje prej 4.4% apo rreth 5,955 persona më pak, si dhe te grup-mosha 30-34 vjeç, e cila ka shënuar tkurrjen më të fortë me 4.7%, që përkthehet në 6,853 individë më pak.

Kjo rënie e moshës aktive për punë dhe e çifteve të reja reflekton jo vetëm rënien e lindshmërisë, por edhe ndikimin e vazhdueshëm të emigracionit të moshave produktive.

Popullsia që përfaqëson grup-moshat e reja 0-34 vjeç ka pësuar rënie me 33 mijë persona vetëm në një vit e barabartë, me madhësinë e bashkisë Kurbin.

Në krahun tjetër, procesi i plakjes së popullsisë po ecën me hapa të shpejtë, ku rritja më e madhe po vërehet te shtresat më të moshuara të shoqërisë.

Ndërsa pothuajse të gjitha grup-moshat nën 65 vjeç po shënojnë rënie, ato më të thyera po shtohen me ritme të larta. Numri i personave të moshës 70-74 vjeç është rritur me 6.0%, ndërsa grup-mosha 75-79 vjeç ka pësuar një rritje të fortë prej 8.3% vetëm në vitin 2025.

Përveç plakjes se brezit të “bumit të lindjeve” rritja e jetëgjatësisë po ndikon në rritjen e personave të moshuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se, grup-moshat mbi 85 vjeç janë shtuar me 8.3% brenda vitit 2025.

Numri i personave të moshës mbi 85 vjeç nga 39,996 në vitin 2024 arriti në 43,323 individë vitin e kaluar,  duke shtuar 3,327 të moshuar. Kjo rritje e moshës së thyer, e kombinuar me zbrazjen e bazës së të rinjve, paralajmëron sfida të mëdha, duke filluar nga rritja e kostove për kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Efekti më i drejtpërdrejtë po ndihet në tregun e punës. Me tkurrjen e fortë të grup-moshave kryesore produktive dhe riprodhuese, sipërmarrjet dhe institucionet do të përballen me një mungesë të akute të krahut të punës, forcës inovatore dhe profesionistëve të rinj. Kjo po detyron shumë sektorë të mbështeten te një forcë pune më të moshuar ose të kërkojnë zgjidhje alternative përmes automatizimit dhe importit të punëtorëve të huaj./Monitor

Etiketa: moshuarPopullsi

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:49 - 09/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
Aktualitet

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

09:18 - 09/06/26
“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë
Aktualitet

“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë

08:36 - 09/06/26
Para
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:49 - 09/06/26

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit zyrtar, grupi...

Lexo më shumë
Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian

09:21 - 09/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

09:18 - 09/06/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit

08:59 - 09/06/26
“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë

“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë

08:36 - 09/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişcasibombetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom Girişcasibomgrandpashabetcasibom girişjojobet girişjojobet