GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që ajo e cilësoi si antikushtetues, dhe paralajmëroi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo theksoi se ky projektligj do të shqyrtohet me shpejtësi sot në tre komisione për ta kaluar më pas me urdhër në seancën e së enjtes.

Sipas saj, projektligji parashikon që procedurat dhe kriteret për lidhjen e kontratave me investitorët strategjikë do të përcaktohen përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave, duke bërë që gara e hapur të kthehet në një marrëveshje mes qeverisë e subjektit.

Më tej, ajo argumenton se ligji për investimet strategjie përfundon në dhjetor të vitit 2026, duke theksuar se nuk është e nevojshme ndërhyrja 6 muaj përpara.

Ajo shtoi se projektligji cenon parimine  barazisë para ligjit, paralizon konkurrencën e lirë si dhe bie ndesh me parimin e sigurisë publike.

Deklarata e Zhupës:

Sot, në tre komisione, do të shqyrtohet me shpejtësi projektligji i porteve, me urdhër për ta kaluar në seancën e së enjtes.

Aktualisht, legjislacioni për portet turistike përcakton që ndërtimi i tyre realizohet përmes procedurave koncesionare. Megjithatë, ndryshimi i propozuar synon të lejojë që subjektet që gëzojnë statusin e “Investitorit Strategjik” të mos jenë të detyruara t’i nënshtrohen këtij procesi.

Sipas draftit, në rast se një kompani ka marrë statusin e “Investitorit Strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), dhe ndërtimi i portit është pjesë e projektit të saj, ajo përjashtohet nga detyrimi për konkurrim të hapur. Në praktikë, kjo nënkupton që zhvilluesi i një resorti privat përfiton automatikisht të drejtën për të ndërtuar dhe menaxhuar edhe portin përkatës.

Në skemën e koncesionit, investimi kryhet nga sektori privat, por pas një periudhe të caktuar, objekti i ndërtuar i rikthehet shtetit. Ndërkohë, me ndryshimet e reja ligjore, porti turistik mbetet pronë e përhershme e investitorit privat.

Edhe pse këto porte konsiderohen si pasuri me interes publik, projektligji parashikon që procedurat dhe kriteret për lidhjen e kontratave me investitorët strategjikë do të përcaktohen përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave. Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat.

Kjo situatë ngre shqetësime lidhur me mungesën e konkurrencës dhe transparencës, si dhe hap debat mbi përfitimin afatgjatë: a është më i favorshëm për shtetin apo për sektorin privat?

Ligji që duan të kalojnë me shpejtësi është antikushtetues. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon parimin e shtetit të së drejtës, i cili kërkon:

stabilitet dhe koherencë normative;
transparencë në vendimmarrje;
kufizim të diskrecionit administrativ;
mbrojtje të interesit publik në administrimin e pronës shtetërore.
Kujtoj që ligji për investimet strategjike mbaron më 31 dhjetor 2026. Si qenka e nevojshme kjo ndërhyrje për 6 muaj që i kanë ngelur ligjit?! Ndryshimi i një ligji sektorial me karakter të përhershëm për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme për investime strategjike cenon parimin e sigurisë juridike dhe krijon paqartësi në rendin normativ.

Kushtetuta garanton barazinë para ligjit dhe ndalon trajtimin e diferencuar pa justifikim objektiv dhe proporcional.

Përjashtimi i një kategorie subjektesh (investitorët strategjikë) nga detyrimi për procedurë konkurruese:

krijon trajtim preferencial;
kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë;
cenon barazinë e mundësive në treg.
Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore.

Portet, edhe kur klasifikohen si turistike, përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit. Si mund një investitor privat të ketë përjetë një port?!

Republika e Shqipërisë ka detyrim kushtetues të harmonizojë legjislacionin me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Standardet evropiane në fushën e:

prokurimit publik,
koncesioneve,
ndihmës shtetërore,
konkurrencës së lirë
kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe procedura të hapura.

Nga sa më sipër rezulton se projektligji:

cenon parimin e barazisë para ligjit;
paralizon konkurrencën e lirë pa justifikim proporcional;
shkatërron mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies;
dhuron pronën publike, si portet, te një privat përjetësisht;
bie ndesh me parimin e sigurisë juridike;
krijon mospërputhje me angazhimet evropiane të Republikës së Shqipërisë.
Për këto arsye, Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, do të informojë Bashkimin Evropian dhe do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi.

Etiketa: porteZhupa

Lajme të lidhura

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë
Aktualitet

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

10:46 - 28/04/26
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi
Aktualitet

“Asnjë udhëheqës i PD nuk protestoi për Ilir Metën”, ish-deputeti demokrat kritikon opozitën: Turp për ata që kanë ngrënë nga PL

10:40 - 28/04/26
Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës
Aktualitet

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës

10:03 - 28/04/26
Para
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë
Aktualitet

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

10:46 - 28/04/26

Banorët e lagjes Fushmbret në Elbasan kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar mungesën e energjisë elektrike, një problem...

Lexo më shumë
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi

“Asnjë udhëheqës i PD nuk protestoi për Ilir Metën”, ish-deputeti demokrat kritikon opozitën: Turp për ata që kanë ngrënë nga PL

10:40 - 28/04/26
Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës

10:03 - 28/04/26
Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

09:58 - 28/04/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com