GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e kaloni marrëveshjen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e kaloni marrëveshjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfindustria ka reaguar sërish sa i takon Portit të Durrësit. Ky institucion kërkon që Kuvendi  të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik.

Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.

Njoftimi:

Konfindustria kërkon, që Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik. Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare dhe/ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.

Konfindustria vlerëson, se pjesë e domosdoshme e projektit të fisibilitetit duhet të jetë përfshirja jo vetëm e kostos dhe kohës së ndërtimit të Portit të Ri të Durrësit, por edhe humbjet financiare, që do ti shkaktohen ekonomisë kombëtare nga flukset e munguara të trafikut dhe rritja e mundshme e kostove të përpunimit të mallrave të gjithë sektorëve industrialë dhe bizneseve.

Në rast të kundërt, Shqipëria rrezikon të humbasë dhe/ose të zhvlerësojë ndjeshëm një nga përparësitë kryesore strategjike konkurenciale afatgjata të saj si industria e transportit detar të mallrave, duke favorizuar portet e tjera të rajonit në Greqi, Malin e Zi, etj. Gjithashtu, rrezikohet drejtpërdrejtë zhvleftësimi i financime të mëdha të derisotme të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë pasur Portin e Durrësit si shtyllë mbështetëse fisibiliteti . Vlerësojmë, se vetëm në rrjetin rrugor të autostradave nga Shqipëria dhe Kosova janë kryer 5-6 miliard euro investime të deritashme.

Konfindustria vlerëson gjithashtu, se 80 ha ose më shumë truall i Portit të Durrësit, që derdhet si kontribut shtetëror në natyrë, në mungesë të garancive ligjore do të kthehen menjëherë nga pasuri e shtetit shqiptar në pronë private të kompanisë koncesionare, që në castin e themelimit të saj. Si i tillë, në rast mosmarrëveshjes së mundshme dhe në mungesë të garancive ligjore të qarta të parashikuara në Marrëveshje dhe gjithë aktet ligjore përkatëse, trualli portual nuk do të ketë asnjë mundësi për tu rikthyer si pronë shtetërore, përvecse vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare.

Etiketa: Kryesore1Kuvendimarreveshjeporti

Lajme të lidhura

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!
Aktualitet

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome
Breaking Views

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Para
Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com