GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Porti i Vlorës “1 euro”, dy kompanitë fituese me një pronar, mik i Ramës dhe i Tom Doshit

19:27 - 18/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Porti i Vlorës “1 euro”, dy kompanitë fituese me një pronar, mik i Ramës dhe i Tom Doshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bashkim i katër shoqërive, dy prej të cilave kanë të njëjtin pronar, janë shpallur fituese për të marrë me koncesion portin turistik në qytetin e Vlorës. Por, kush fshihet pas këtij koncesioni? Konsorciumi i përzgjedhur fitues nga Ministria e Infrastrukturës përbëhet nga “Marina di Valona sh.p.k”, me “Brunes sh.p.k”, “Ndregjoni sh.p.k”,  dhe “Marina Projects limited”.

Sipas QKB, dy shoqëritë e para, “Marina di Valona sh.p.k”, me “Brunes sh.p.k” kontrollohen 100% nga i njëjti pronar, biznesmeni Geront Çela.

Pra, në mënyrë që të duket se fituesit janë disa operatorë, janë përzgjedhur dy kompani. Kjo metodë manipulimi, që dy kompani me të njëjtin pronar të jenë fituese të një tenderi, krijon idenë e një bashkimi të madh në garën e shpallur. Si duket, tenderi është formal.

Geront Çela njihet edhe si një mik i kryeministrit Rama dhe i kreut të PSD-së, Tom Doshi. Djali i tij Bruno Çela, është këshilltar i mazhorancës në Bashkinë e Tiranës. Ai u zgjodh si përfaqësues i PSD-së, me kryetar Tom Doshin, që është në një koalicion të pashpallur me PS-në.

Ndërkohë, “Marina Projects limited” është një kompani e themeluar në Angli, me seli në Suite 8 Bourne Gate, 25 Bourne Valley Road, Poole, Dorset, BH12 1DY, e drejtuar nga Geoff Phillips. Në Shqipëri përfaqësohet me prokurë nga Xhet Bushi. Kjo kompani në Shqipëri është krijuar si sh.p.k në datën 10.08.2021 (sipas aktit te themelimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Shoqëria Koncesionare Marina Vlorë” sh.p.k). 

Kompanitë kanë ofruar të investojnë 22.8 milionë euro nga paratë e veta për ndërtimin e portit turistik në Vlorë dhe në këmbim do të ketë të drejtën të shfrytëzojë me koncesion për 35 vjet portin turistik, plus do të përfitojë një sipërfaqe të madhe toke falas. E gjithë kjo kushton 1 euro. Pra, përfitimi përfshin mbi 57 mijë metra katrorë pronë shtetërore, në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Sipas projektit, porti turistik i Vlorës do të ndërtohet në vendin ku aktualisht ndodhet porti i mallrave. Kompanitë private do të marrin falas nga qeveria të gjithë tokën në zonën ku ndodhet sot porti i mallrave për të ndërtuar portin turistik.

Ndërkohë që qeveria ka marrë përsipër që portin e mallrave ta zhvendosë në zonën e Triportit, pra duke ndërtuar një port të ri detar me paratë e buxhetit të shtetit ose me një koncesion të ri. Sipas kryeministrit Rama, ndërtimi i portit të ri të mallrave në zonën e Triportit do të fillojë brenda pak muajsh.

Etiketa: Edi RamakompanitePorti i Vlorespronaret

Lajme të lidhura

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian
Aktualitet

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

12:17 - 16/01/26
Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Para
Komisioni Hetimor për “25 prillin”, lista me 19 institucionet që do të japin informacione

Komisioni Hetimor për "25 prillin", lista me 19 institucionet që do të japin informacione

TË FUNDIT

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian
Aktualitet

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

12:17 - 16/01/26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026. Në fjalën e tij, kreu...

Lexo më shumë
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

11:39 - 16/01/26
Kryebashkiaku socialist organizon piknik me taksat e qytetarëve

Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

11:24 - 16/01/26
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

Përfitoi 30 milion euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e një spanjolli

11:00 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com