GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Portieri rrëfen tmerrin e grabitjes: Druhesha se Alesias…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Portieri rrëfen tmerrin e grabitjes: Druhesha se Alesias…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portieri italian i PSG, Xhanluixhi Donaruma ka kaluar një tmerr të vërtetë në orët e para të së premtes, teksa hajdutët i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë grabitur. Ata kanë lidhur portierin e PSG-së në shtëpinë e tij në Paris, ndërsa i kanë rrëmbyer gjëra me vlerë rreth 500 mijë euro, duke detyruar partneren e tij, Alesia, t’u tregonte ku ndodheshin.

Donaruma ka treguar natën e tmerrit në një intervistë për gazetën “Libero”, ku ka shpjeguar ndjesinë që i kishte lënë kjo ngjarje e rëndë atij dhe partneres.

“Të gjendesh papritur me njerëz të panjohur në shtëpi në 3 pas mesnate është situata më e keqe që mund të provosh. Mua më neutralizuan, Alesia u detyrua që të dorëzonte çdo gjë që kishim me vlerë në shtëpi.

Nuk mund të hyj shumë në detaje, po zhvillohen hetimet dhe tani po shkoj në policinë franceze për të rindërtuar para tyre çdo gjë që ka ndodhur. Sot në mëngjes, unë dhe e fejuara ime kemi lënë apartamentin ku jetojmë në mënyrë që të mund të bëheshin kontrollet dhe çdo gjë tjetër që ka vlerë për çështjen, ndaj jemi zhvendosur në një hotel”, tregoi Donaruma.

“Kishim shumë frikë, por më shumë se mos i ndodhte gjë Alesias. Unë isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Pastaj unë nuk e flas mirë frëngjishten dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre personave ku gjendeshin të gjitha gjërat. Ishte Alesia, e cila edhe tani është ende shumë e frikësuar, që shkoi me ta. Ishin momente me të vërtetë ankthi dhe terrori të thellë, sidomos frikë për të. Isha i terrorizuar se mos i bënin gjë”, shpjegoi portieri italian.

Etiketa: DonarumaFrance

Lajme të lidhura

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
Sport

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Para
Barbie dhe Oppenheimer thyejnë rekorde në kinema

Barbie dhe Oppenheimer thyejnë rekorde në kinema

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com