GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

22:04 - 29/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha apel shqiptarëve: A jeni të gatshëm të sakrifikoni për votën e lirë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portin e Durrësit Edi Rama ia dorëzoi kartelit Troplini. Kështu deklaroi kreu demokrat Sali Berisha në studion e A2 CNN, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit. Sipas kreut demokrat prej 3 vitesh në këtë port nuk kapet asnjë gram drogë ndërsa thekson ai, ky kartel kontrollon çdo punonjës dhe çdo metër katror të këtij porti.

“Ajo që ndodhi më 11 maj për çdo shqiptar që beson se vota është një vlerë dhe që beson se për të dhe fëmijët e tij duhet të vendosë ai me përfaqësuesit e tij dhe jo kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë të cilat sot duke disponuar Portin e Durrësit si port të lirë për drogën. Prej 3 vitesh nuk kapet qoftë edhe një gram. Prej vitit 2020 ai iu dorëzua klanit Troplini dhe aty ata kontrollojnë çdo të emëruar, shkarkuar çdo metër katror, roje e vinçier e punonjës të thjeshtë në administratë, duke ua dorëzuar portin më të madh të vendit kartelit Troplini”. 

Berisha thekson se Edi Rama fuqizoi atë në një proporcion të jashtëzakonshmjë duke bërë që karteli të vendosë edhe në listën e hapur e të mbyllur të Ramës atë që dëshironte.

“Ky kartel vendosi në listën e mbyllur ata që deshte dhe mori përsipër të fusë nga lista e hapur me qëllim për poste të larta ministrore ata që deshte. Ku i kemi faktet? Gjatë fushatës kam denoncuar në mënyrë të përsëritur se Elvis Doçi, Suel Çela, Ergys Agasi, Vangjush Dako bënin te lokali kodra e kuajve te Shkëmbi i Kavajës. Pas denoncimeve të mia këta u spostuan te shtëpia e Dakos ku ka marrë pjesë edhe kryeministri”.

Sipas Berishës kandidati i kartelit Troplini mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në 2021.

“Rezultati është se karteli Troplini kandidati i tyre mori 20 mijë vota dhe ishte kandidat për ministër të brendshëm. Ka marrë 21 mijë vota, 5 mijë vota më shumë se rama në 2021. Poja  dominon mbi bandat e Durrësit”.

Etiketa: Edi RamaRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com