GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Bëhet fjalë për Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër. Sipas hetimeve, të dy ndodheshin në lokalin “Principote” në momentin kur nisi konflikti që më pas përfundoi me vrasjen e turistit.

Ata kishin shkuar në lokal në rolin e bodyguard-ëve, ndërsa në detyrë duhej të garantonin sigurinë në ambientet e lokalit. Sipas Policisë, gjatë konfliktit ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Pas ngjarjes, gjithashtu nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit për vrasjen.

Për këtë arsye, ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra. Ndërkohë, Miosid Matushaj është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Edhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër, rezulton të ketë qenë pjesë e grupit të personave që ushtronin funksionin e sigurisë në “Principote”. Për të, hetimet lidhen me përgjegjësinë për moskallëzimin e ngjarjes.

Në dosjen hetimore rezulton se në momentin e konfliktit në “Principote” ndodheshin edhe dy persona të tjerë që ushtronin funksione sigurie. Policia ka referuar në Prokurori përgjegjësitë e tyre për veprimet dhe mosveprimet para dhe pas vrasjes.

Vrasja e 20-vjeçarit 

Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup miqsh. Sipas të dhënave të reja që kanë dalë nga hetimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë ngjarja dyshohet se ka nisur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quajtur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes.

Thuhet se konflikti ka nisur për një vajzë dhe 20-vjeçari portugez është goditur me thikë nga punonjësi i sigurisë në lokal Sokrat Vata, tashmë i arrestuar, si dhe me grushte nga një person tjetër i identifikuar si David Heurteven, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe i shpallur në kërkim.

Policia thotë se gjatë sherrit edhe kamarierët Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas konfliktit thuhet 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të “beach bar”-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit.  Trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati 3 orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.

Sipas të njëjtave burime Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com