GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Posedonin kokainë me vlerë 1 mln euro, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të bëj copash me sharrë”, arrestohet shqiptari në Itali, kërcënoi gruan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi janë kapur me kokainë dhe marijuanë që kapte vlerën e 1 milion eurove. Sipas autoriteteve italiane, droga kishte si destinacion të shitej në lokalet e natës në Cagliari dhe zonën e bregdetit Poetto. Policia arriti të sekuestrojë dy kilogramë kokainë dhe po aq marijuanë që do të furnizonin me drogë tregun e Cagliarit, për një vlerë totale mbi 1 milion euro, ndërsa vendosi në pranga tre shtetas shqiptarë: një 42-vjeçar që jeton prej vitesh në këtë qytet, një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar i ardhur në Sardenjë nga Santa Croce sull’Arnos.

Hetimet e kryera nga policia italiane nisën pas një raportimi për lëvizje të çuditshme të disa personave në një pallat në Viale Sant’Avendrace. Mëngjesin e djeshëm, efektivët e policisë italianë kanë parë 42-vjeçarin shqiptar, i njohur pikërisht për përfshirjet e tij në trafikun e drogës, të hyjë në pallat dhe menjëherë më pas tij dy bashkatdhetarë të tjerë.

Sapo të tre hynë brenda në banesë, policia bastisi shtëpinë ku gjetën një çantë shpine e mbushur me drogë. Gjithashtu u sekuestruan celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera. Prokuroria italiane po heton origjinën e drogës, veçanërisht amfetaminës dhe kokainës. Ndërsa nuk përjashtohet që ngarkesa të jetë kryer nga dy shqiptarët e ardhur nga Toskana.

Hetuesit po rindërtojnë skemën për lëvizjet e tyre dhe po verifikojnë se cilat ishin marrëdhëniet me bashkatdhetarin 42-vjeçar që jetonte në Cagliari. Në të kaluarën një prej shqiptarëve ishte arrestuar për trafik droge dhe dëbuar nga territori italian, por ishte kthyer duke përdorur identitete të rreme.

Gjithashtu u ushtruan kontrolle ndaj banesës që përdorej si depo droge, pasi shtëpia ishte në emër të një pensionisti që kishte vite që kishte vdekur.

Etiketa: arrestoheneuroItaliKokainemilionePosedoninshqiptaretvlere

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
E goditi rrufeja, si u shkrumbuan televizorët dhe dollapët brenda vilës në Sarandë

E goditi rrufeja, si u shkrumbuan televizorët dhe dollapët brenda vilës në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com