GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ardit Demiri i Postës Shqiptare blen 800 MLN lekë naftë pa garë tek Kastrati

16:17 - 29/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardit Demiri i Postës Shqiptare blen 800 MLN lekë naftë pa garë tek Kastrati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati ka krijuar monopol në tregun e naftës dhe këtë fakt e vërtetojnë tenderët pa garë që i jepen nga institucionet publike. Duke filluar nga Kryeministria, institucionet e drejtësisë, të renditur, të arsimit dhe bashkitë, të gjithë i japin kontrata pa konkurrencë firmave të Kastratit. Dhuratën e fundit ia ka bërë Posta Shqiptare. Ardit Demiri, drejtori i ri i Postës, ka firmosur dy kontrata në një ditë me Kastratin, të dyja në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimet Publike” .

I pari ka si objekt  “Blerje gasoil për automjete”. Dhe për të furnizuar makinën e tij me naftës Demiri do të shpenzojë 670 milionë lekë. Kontrata është firmosur me datë 11 prill 2023, por nuk ka respektuar rregullat ligjore. Sepse në dokument thuhet se  nuk ka pasur asnjë firmë të skualifikuar. Çka do të thotë se nuk ka pasur oferta të tjera dhe Kastratit i është dhënë kontrata pa mundim.

Sakaq, shohim se fondi fillestar i vendosur nga Posta ishte ne vlerën 580 milionë lekë. Por, me shpalljen e Kastratit si fitues u shtuan dhe 9 milionë lekë të tjera. Kështu vlera përfundimtar e kontratës arriti në 670 milionë lekë.

Këto para shpenzohen për makinën e shefit dhe punonjësve të tij. Në fakt, mund të shpenzoheshin për të avancuar shërbimet, pasi i sorollatin me javë pensionistët dhe qytetarët e tjerë për të marrë shërbimet që iu nevojiten.

Por, ky 670 milionë lekësh është vetëm një pjesë.

Demiri ka shfrytëzuar nga fondet edhe 139 milionë lekë të tjera për benzinë. Epo ka punonjës që posedojnë makinë me benzinë dhe gaz. Kështu, shefi i Postës ka menduar dhe për ta. Prandaj në të njëjtën ditë ai ka mbyllur tenderin me objekt  “Blerje benzinë për automjete”.

Ashtu sikur e thamë në fillim, tenderët e karburanteve i rrëmben vetëm Kastratit. Kështu edhe ky prokurim, pa garë fare ka shkuar në xhepin e “KASTRATI” sh.p.k. Edhe në këtë rast, në prezantimin e parë të projektit fondi limit ishte përcaktuare 120 milionë lekë. Por, Kastrati nuk ishte i kënaqur. Dhe kështu, Posta e i shtoi 1 milionë lekë të tjera. Që për këta oligarkë nuk janë asgjë, por një familje shqiptare do të siguronte ushqimet bazike për dy muaj me ato para.

Më këtë mënyrë antiligjore, në një ditë Shefqet Kastrati ka futur 800 milionë lekë në xhep. E pra, me kaq para do të ishin ndihmuar shumë familje në nevojë! Një pyetje na lind për drejtorin: Si ka mundësi një institucion që komunikon, që quhet Postë, nuk arrin të sjellë në tender të paktën disa firma karburantesh? Ndoshta Arditi e ka marrë me vrull, se i duhet karburanti për fushatën elektorale, por tenderët kanë rregulla!

Lexo edhe:Shkarkimi i Ervin Bushatit nga Posta Shqiptare, Rama: S’është puna ime!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016. 

Etiketa: abuzimArdit Demiriblerje nafteKastratitPosta Shqiptaretender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Vdekja e kenianes, lirohen gjashtë të shoqëruarit

Vdekja e kenianes, lirohen gjashtë të shoqëruarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com