GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Posterat e Sakos pushtojnë Durrësin, për Carën ka pengesa

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Posterat e Sakos pushtojnë Durrësin, për Carën ka pengesa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në grupin e Sali Berishës, Jola Hysaj ka denoncuar ditën e sotme shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Bashkia e Durrësit.

Ajo u shpreh në një deklaratë nga selia blu se kjo bashki nuk ka përcaktuar hapësirat për reklamimin e mjeteve propagandistike të partive politike, siç e kërkon ligji 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Hysaj shprehet se për kandidatin Igli Cara janë përcaktuar disa zona në qytet ndërkohë nga ana tjetër për kandiodatin socialiste që është aktualisht kryetare bashkie materialet janë vendosur në çdo cep të qytetit.

Deklarata

Vetëm 10 ditë nga 14 maji, Bashkia e Durrësit ka shkelur kodin Zgjedhor duke mos përcaktuar hapësirat për reklamimin e mjeteve propagandistike të partive politike, siç e kërkon ligji 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me datë 13 prill 2023, dorëzoi pranë bashkisë Durrës, një kërkesë për marrje informacioni “për përcaktimin e zonave të vendosjes së materialeve propagandistike” bazuar në nenin 79, të Kodit zgjedhor.

Në përgjigjen e marrë nga Bashkia Durrës më 25 prill, pra 12 ditë pasi u bë kërkesa, përcaktohet Bulevardi Dyrrah në krah të Qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” si vend i ekspozimit të materialeve propangandistike.

Nga ana tjetër materialet propagandistike të kandidates socialiste, kryetares Aktuale të Bashkisë së Durrësit, janë vendosur në çdo skaj të qytetit. Ne kemi denoncuar me datën 1 dhe 2 maj, se në të gjithë Qytetin e Durrësit, jo vetëm në vendin e përcaktuar me ligj nga Kodi Zgjedhor, por edhe në zona dhe rrugë kryesore, gjenden 11 materiale propangandistike përkatësisht city lights, të Partisë Socialiste.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk reagoi dhe nuk mori asnjë masë për largimet e këtyre materialeve propangandistike, të cilat edhe sot qëndrojnë të afishuara në të gjithë qytetin.

Ndërkohë sot, ky Komision ka reaguar me një denoncim, për të vetmin material propagandistik të kandidatit për kryetar bashkie të Bashkë Fitojmë, Igli Cara, në ballinën e qendrës tregtare “Flagship Center” në rrugën Egnatia. Komisioni Zgjedhor shprehet se “nuk është i qartë nëse ky vend është i përcaktuar nga kryetari i bashkisë për vendosjen e materialit propangandistik sipas dispozitave të Kodit zgjedhor”.

Në të vërtetë, ky poster tashmë i hequr, nuk përbën asnjë shkelje sepse shtabi elektoral i koalicionit ndodhet pikërisht në këtë ndërtesë të Qendrës tregtare, dhe Kodi zgjedhor i lejon materialet propagandistike deri në 5 metra distancë të shtabeve elektoralë. Pra, KQZ heq të vetmin material propagandistik të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të kandidatit Igli Cara, i cili nuk përbën asnjë shkelje, ndërkohë që hesht për posterat e Emiriana Sakos që kanë pushtuar qytetin.

Ne si koalicion, kërkojmë nga Komisioni që të jetë i barabartë në monitorimin dhe penalizimet që bën, duke respektuar nenet e vendosura nga vetë ky Komision, mbi përcaktimin e vendosjeve të materialeve propangandistike të kandidatëve për kryetarë bashkie.

Ngremë shqetësimin tonë, duke shpresuar te ndërhyrja e OSBE-ODHIR, që këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të pabarabarta dhe po tentohet që kandiatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të mos trajtohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Kërkojmë të merren masa ndaj Bashkisë, që nuk ka respektuar ligjin për përcaktimin sipas afateve të hapësirave ku vendosen materialet propagandistike, si dhe ka afishuar posterat e kandidates socialiste në çdo skaj të qytetit

Etiketa: CaraposteraSako

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa
Uncategorized

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin
Aktualitet

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

12:06 - 19/08/26
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Uncategorized

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

11:02 - 19/08/26
Para
Pogradecarët në ‘hall’, burrat po rrihen nga gratë

Pogradecarët në ‘hall’, burrat po rrihen nga gratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pasi akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje në një...

Lexo më shumë
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com