GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Postimet e fundit të Klodiana Vefas, çfarë paralajmëronte nëna e dy fëmijëve

12:30 - 29/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Postimet e fundit të Klodiana Vefas, çfarë paralajmëronte nëna e dy fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klodiana Vefa, 35 vjeçe, me origjinë nga Fushë Kruja prej 17 vitesh jetonte në Itali. Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa dyshimet bien mbi bashkëshortin e saj, Alfredin 45-vjeçar,. i cili është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Nëna e dy fëmijëve, e cila punonte në një piceri në zonën e Castelfiores, në Firenze ku dhe jetonte, ishte tejet aktive në rrjetet sociale.

Në mesin e fotove të saj të pafundme, nuk mungojnë as ato me Alfredin, bashkëshortin 45-vjeçar me të cilin duket se donte të ndahej e që dyshohet si autor i vrasjes së saj.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë engjëll në jetën e saj, më parë duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, është një nga postimet që Klodiana Vefa shkruante vetëm pak kohë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale, Klodiana e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”, shkruante ajo krah një postimi në Instagram më 17 shtator.

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre,” – thuhej në një postim tjetër, ndërkohë që shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi”, shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë.

Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.

Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

Etiketa: Klodiana VefaKryesore1paralajmerimipostimet

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Trafikonte irlandezen për prostitucion, suedezi arrestohet në Rinas

Trafikonte irlandezen për prostitucion, suedezi arrestohet në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com