GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pozitë-opozitë bashkojnë votat, Kuvendi miraton marrëveshjen për pensionet me Italinë

20:55 - 16/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pozitë-opozitë bashkojnë votat, Kuvendi miraton marrëveshjen për pensionet me Italinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 92 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë.

Marrëveshja për pensionet me Italinë është më e rëndësishmja deri më tani, për shkak të numrit shumë të madh të përfituesve. Shifrat që paraqiten zyrtarisht janë për të paktën 500 mijë shqiptarë, që jetojnë në Itali dhe disa mijëra italianë që jetojnë në Shqipëri.

Një nga efektet e kësaj marrëveshje është edhe nxitja e mëtejshme e lëvizjes së popullsisë.

Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar atje që në fillim të viteve 90 dhe tani janë në moshën e pensionit apo e kanë mbushur këtë moshë vite më parë. Por nuk kanë mundur që të dalin në pension apo marrin pension shumë të vogël, megjithëse kanë punuar me vite në Shqipëri dhe Itali.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa për të dalë në pension në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, emigrantët kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension. Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Por nga kjo marrëveshje ka përfitime të tjera që dalin nga ligjet italianë. Për shembull në Itali aplikohet e ashtuquajtura (Quote 103), nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri dhe Itali, dhe mosha e tij është 65, atëherë ai del në pension direkt.

Mënyra tjetër është për vjetërsi punë, sipas të cilës ata që kanë arritur 42 vite e 10 muaj punë, atëherë merr pension menjëherë pa qenë nevoja për të arritur moshën e pensionit. Nëse një emigrant shqiptar i cili në vitin 1983 ishte 18 vjeç dhe filloi punë duke punuar 8 vite deri sa iku në emigrim në vitin 1991 dhe atje nisi punë të rregullt për 34 vite, sot mund të dalë në pension të plotë pa pritur që të arrijë moshën. Pensionin do e marrë për 34 vite punë në Itali që do paguhet sipas standardit italian dhe 8 vite në Shqipëri sipas standardit shqiptar.

 

 

Etiketa: Kryesore1marreveshjepensione

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është e shenjtë

Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është e shenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com